Ministri i infrastrukturës dhe transportit, Dimal Basha, ka zhvilluar takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara, Ani Prattipati.
Basha thotë se me Prattipatin diskutuan për prioritetet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, projektet aktuale që janë në zhvillim si dhe planet për këtë mandat.
“Po ashtu temë e bisedës ishin edhe sfidat që ndikojnë në realizimin e agjendës infrastrukturore”, ka thënë ministri Basha.
Tutje, Basha thotë ka ketë falënderuar diplomaten amerikane për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhe për gatishmërinë e shprehur për të thelluar bashkëpunimin në projekte që kontribuojnë në zhvillimin e infrastrukturës dhe në avancimin e mëtejmë të sektorit të transportit në vend.

