Sunday, May 10, 2026
HomeLajmeKosovëKurti e Vitia përurojnë investimet, 2026 quhet vit i diagnostikës

Kurti e Vitia përurojnë investimet, 2026 quhet vit i diagnostikës

Shërbimet në fushën e diagnostikës patologjike, nga sot do të ofrohen në kushte dukshëm më të mira, falë infrastrukturës moderne dhe rritjes së kapaciteteve për stafin shëndetësor dhe pacientët.

Kështu u tha pas përurimit të hapësirave të rinovuara në Institutin e Anatomisë Patologjike.

Kryeministri, Albin Kurti, theksoi se këto investime do të ndihmojnë në transformimin rrënjësor të shëndetësisë publike.

“Në kuadër të këtij projekti janë zgjeruar dhe pajisur me inventar bashkëkohor dy laboratorë, laboratori i Imuno Histokimisë dhe i Patologjisë Molekulare. Janë riorganizuar dhomat e patologëve për më shumë specialistë si dhe janë funksionalizuar hapësirat përcjellëse për punën e përditshme”, tha Kurti.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe drejtoresha e këtij instituti, Merita Hashani, bënë të ditur se investimet do të vazhdojnë, me theks në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe rritjen e mirëqenies së pacientëve.

“Ky vit do të jetë vit i diagnostikës, do të investohet te të gjithë laboratorët pa dallim, duke filluar me teknologji të re, dixhitalizim të laboratorëve dhe natyrisht jo është një ndihmë e madhe për të gjithë klinicistët e sidomos pacientët të cilët do të kenë mundësi të diagnostikohën në mënyrë të saktë në mënyrë që trajtimi të ketë sukses”, tha Vitia.

Merita Hashani, drejtoreshë e Institutit, tha se këto investime kanë krijuar kushte më të mira dukë rritur cilësinë e shërbimeve në Institutin e Patologjisë, dhe, sipas saj, ky investim do të ndihmojë e do të ndikojë direkt në mirëqenien e qytetarëve.

Projekti i rinovimit përfshin investime në pajisje moderne, ambiente më të sigurta dhe hapësira më funksionale në këtë institut.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram