Një gazetare nga Radiotelevizioni i Vojvodinës u godit nga një makinë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë. Incidenti ndodhi ndërsa ajo po raportonte nga Stara Pazova, dhe videoja u përhap shpejt në rrjetet sociale.
Gazetarja u përplas nga nje makine , shoferi i së cilës po dilte nga parkingu. Pasi e goditi, shoferi vazhdoi të ngiste makinën. Videoja tregon se si gazetarja, dukshëm e befasuar dhe e hutuar, përpiqet të lëvizë nga vendi ku po qëndronte.
Videoja u përhap shpejt në internet dhe vetë gazetarja, e cila njihet me nofkën “Mokoš” në rrjetin social X, foli hapur. Me atë rast, ajo kujtoi një tjetër situatë të pakëndshme që i ndodhi gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.
“Shumë vite më parë, i njëjti emision, i njëjti televizion, e njëjta mënyrë raportimi. E vetmja ndryshim është se atëherë, ndërsa po lexoja parashikimin e motit, nuk më goditi ndonjë makinë, por një qen pas meje vjell para kamerës”, shkroi gazetarja.

