Thursday, November 19, 2026
HomeLajmeKosovëShiroka Pula takon sekretarin e përgjithshëm të RCC-së, diskutojnë bashkëpunimin rajonal

Shiroka Pula takon sekretarin e përgjithshëm të RCC-së, diskutojnë bashkëpunimin rajonal

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanović.

Sipas njoftimit nga Presidenca, gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, avancimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe procesin e integrimit evropian.

“Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe të nismave rajonale që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik, forcimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe perspektivën evropiane të rajonit”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram