Zhvillimi i marrëdhënieve bilaterale dhe vazhdimi i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Izraelit ishin në fokus të takimit lamtumirës ndërmjet zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, dhe ambasadores izraelite, Tamar Ziv.
Sipas njoftimit të MPJD-së, Konjufca e falënderoi Zivin për angazhimin dhe kontributin gjatë mandatit të saj diplomatik, duke vlerësuar rolin e saj si ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë.
Gjatë takimit u vlerësua zhvillimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve që nga vendosja e tyre në vitin 2021, si dhe rëndësia e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Konjufca i uroi ambasadores Ziv suksese në angazhimet e ardhshme.

