Wednesday, November 18, 2026
HomeKulturëKori i Filharmonisë së Kosovës mban koncert në Prizren

Kori i Filharmonisë së Kosovës mban koncert në Prizren

Kori i Filharmonisë së Kosovës do të mbajë koncert më 25 nëntor në hapësirën “Autostrada Hangar” në Prizren.

Sipas njoftimit të Filharmonisë së Kosovës, koncerti do të drejtohet nga dirigjenti Hajrullah Syla, ndërsa programi do të përfshijë vepra të kompozitorëve Jennifer Lucy Cook, Hajrullah Syla, Eric Whitacre, Anders Edenroth dhe Ko Matsushita.

Në kuadër të koncertit do të interpretohet edhe vepra “Concerto Fantasy” e kompozitorit Rafet Rudi, me violinistin Festim Fanaj në rolin e solistit.

Koncerti do të fillojë në orën 19:30, në hapësirën “Autostrada Hangar” në Prizren.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram