Thursday, November 19, 2026
HomeLajmeNjë grua 61-vjeçare u gjet e vdekur, e rrahur nga bashkëshorti i...

Një grua 61-vjeçare u gjet e vdekur, e rrahur nga bashkëshorti i saj

Një grua 61-vjeçare u gjet e vdekur brenda shtëpisë së saj në rrugën Aithras, në zonën e Akropolit, ne Greqi në orët e para të mëngjesit të sotëm. Burri i saj 63-vjeçar , i cili dyshohet se e rrahu, u arrestua në lidhje me rastin.

Sipas informacioneve nga “Kathimerini”, ai telefonoi në numrin 100 dhe njoftoi policinë se e kishte goditur gruan e tij dhe raportoi se ajo ishte pa ndjenja.

Thirrja mobilizoi autoritetet, të cilat nxituan në shtëpi dhe e gjetën 61-vjeçaren të plagosur për vdekje, me mavijosje në trup.

Në vendngjarje u thirr një mjek ligjor dhe një ambulancë e EKAB, ndërsa 63-vjeçari u arrestua si autor i dyshuar i vrasjes.

Shkaku i vdekjes dhe rrethanat e sakta të incidentit pritet të sqarohen nga ekspertiza mjeko-ligjore, ndërsa çështja po hetohet në kuadër të dhunës në familje.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram