By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Macron pritet në Pekin nga Xi Jinping
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Macron pritet në Pekin nga Xi Jinping
Rajon / Botë

Macron pritet në Pekin nga Xi Jinping

Kosova Times
Last updated: 2023/04/06 at 12:59 PM
Kosova Times Published April 6, 2023
Share
SHARE

Presidenti francez, Emmanuel Macron, është pritur me nderime të larta shtetërore nga udhëheqësi kinez, Xi Jinping. Ata do të zhvillojnë takim kokë-më-kokë, ku më pas pritet takimi trepalësh me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Diskutimet midis tyre do të fokusohen kryesisht në tregti, luftën në Ukrainë dhe ndryshimet klimatike.

Macron dhe Von der Leyen arritën në Pekin të mërkurën.

Dje, presidenti francez tha se Kina ka rol të madh në rrugën drejt paqes në Ukrainë dhe se Franca po kërkon të punojë me Pekinin “në këtë përgjegjësi të përbashkët për paqen dhe stabilitetin” në Kiev.

Edhe pse Pekini thotë se mban qëndrim neutral ndaj luftës në Ukrainë, takimi i presidentit Xi me presidentin rus, Vladimir Putin, në Moskë dy javë më parë dërgoi një mesazh partneriteti mes dy vendeve.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të mërkurën se Kina është duke i ndihmuar ekonomisë së Rusisë, teksa kjo e fundit përballet me sanksionet e Perëndimit për luftën në Ukrainë. Ai ritheksoi paralajmërimet e Perëndimit ndaj Kinës që të mos dërgojë armë në Moskë.

Ndërsa, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, kritikoi të martën Kinën për mbështetjen e Rusisë gjatë kohës së pushtimit të paprovokuar të Ukrainës dhe e quajti atë “një shkelje flagrante” të angazhimeve të Pekinit ndaj Kombeve të Bashkuara.

Von der Leyen e paralajmëroi në fund të marsit Pekinin se qasja e tyre ndaj pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia do të jetë faktor vendimtar në formësimin e marrëdhënieve mes Kinës dhe Evropës.

You Might Also Like

Dugin dërgoi një mesazh misterioz

Sa i detyrohet Serbia Kinës?

OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran

Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!

BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse

Kosova Times April 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ekonomia e luftës. Pesë parashikime tronditëse për Rusinë

Kosova Times Kosova Times January 3, 2024
Francezja Annie Ernaux fiton Çmimin Nobel për Letërsi
Petkoviq: Mbyllja e institucioneve serbe në veri të Kosovës kërcënon normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën
BQK mirëpret vlerësimet pozitive të KE-së për stabilitetin e sektorit financiar
Çfarë dihet për grupin e tifozëve që qëndron prapa incidentit në Bukuresht?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?