Thursday, November 19, 2026
HomeLajmeKosovëArrestohen tre persona për vjedhje të rënda në Fushë Kosovë, dëmi mbi...

Arrestohen tre persona për vjedhje të rënda në Fushë Kosovë, dëmi mbi 60 mijë euro

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për së paku tetë raste të vjedhjeve të rënda në banesa në Fushë Kosovë.

Arrestimi i tyre është bërë pas një hetimi dymujor nga Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Fushë Kosovë. Operacioni policor është zhvilluar më 18 nëntor, ndërsa të dyshuarit janë identifikuar me inicialet A.B., F.H. dhe M.K.

Sipas Policisë, vjedhjet dyshohet se janë kryer gjatë muajve tetor dhe nëntor 2026, ndërsa dëmi material vlerësohet të jetë mbi 60 mijë euro. Në mesin e gjësendeve të vjedhura kishte para të gatshme, stoli ari, sende me vlerë dhe armën zyrtare të një zyrtari policor.

“Me urdhër të organeve të drejtësisë, janë kontrolluar katër lokacione, ku janë gjetur dhe sekuestruar stoli ari, para të gatshme, një pistoletë, një veturë që dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprave penale, dy telefona dhe një sasi e dyshuar e marihuanës”, thuhet në njoftim.

Hetimet kanë çuar policinë edhe te një argjendari në lagjen Dardania në Prishtinë, ku dyshohet se janë shitur stolitë e vjedhura. Pronari i argjendarisë është shoqëruar në stacion policor. Ndërkaq, një sasi tjetër ari është lokalizuar dhe sekuestruar në Prizren.

Ndaj të dyshuarve janë iniciuar rastet për veprat penale “Vjedhje e rëndë”, “Posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram