Thursday, November 19, 2026
HomeLajmeKosovëPolicia interviston 6 zyrtarë të Komunës së Prishtinës, përfshirë drejtorin e Inspekcionit

Policia interviston 6 zyrtarë të Komunës së Prishtinës, përfshirë drejtorin e Inspekcionit

Policia e Kosovës ka intervistuar gjashtë zyrtarë të Komunës së Prishtinës, përfshirë drejtorin e Inspekcionit, ndërsa Prokuroria i ka lënë në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës ka intervistuar gjashtë zyrtarë të Komunës së Prishtinës, përfshirë drejtorin e Drejtorisë së Inspekcionit, Bekim Brestovcin. Pas përfundimit të intervistave dhe konsultimit me prokurorin, është vendosur që ndaj gjashtë të dyshuarve të vazhdohet në procedurë të rregullt, me kallëzim penal. Sipas burimeve të RTKLive ata janë intervistuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Zyrtarët e intervistuar janë:

1. Bekim Brestovci – drejtor i Drejtorisë së Inspekcionit;

2. Menduh Halili – shef i Sektorit të Ndërtimit;

3. Blerim Thaçi – inspektor;

4. Veton Demolli – inspektor;

5. Lorik Zhubi – inspektor;

6. Mergim Shala – inspektor.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram