Thursday, November 19, 2026
HomeLajmeKosovëOVL e UÇK-së kërkon përshpejtimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen

OVL e UÇK-së kërkon përshpejtimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kërkuar që plotësim-ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara të miratohen me procedurë të përshpejtuar, duke u bërë thirrje shumicës parlamentare dhe të gjitha subjekteve politike që ta përfundojnë sa më parë këtë proces.

Në një komunikatë për media, OVL e UÇK-së ka shprehur shqetësimin për zvarritjen e këtij procesi, duke e cilësuar të papranueshme që një çështje kaq e rëndësishme të pengohet nga përplasjet politike apo presioni i bashkësisë ndërkombëtare.

“Qeveria dhe shumica parlamentare duhet ta kenë të qartë se përgjegjësia e tyre është të veprojnë dhe të mos lejojnë që vonesat të bëhen pengesë për përfundimin e këtij procesi”, thuhet në komunikatë.

Organizata ka kritikuar edhe përdorimin e kësaj çështjeje për krijimin e ndasive politike dhe thellimin e përçarjeve ndërmjet subjekteve politike.

OVL e UÇK-së ka paralajmëruar se, nëse procesi vazhdon të zvarritet dhe nuk përfundon së shpejti, do të kundërshtojë këtë qasje përmes organizimit të protestave gjithëpopullore.

Në komunikatë, organizata kërkon që ndryshimet ligjore të miratohen brenda afatit më të shkurtër që lejojnë procedurat parlamentare dhe institucionale.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram