Saturday, November 21, 2026
HomeLajmeBotë"Njëbrirëshi në Estoni": Dreri i çuditshëm i kapur në kamera në një...

“Njëbrirëshi në Estoni”: Dreri i çuditshëm i kapur në kamera në një pyll

Një kamera e instaluar në ishullin Saaremaa, Estoni, kapi një dre me një bri të vetëm në qendër të ballit, ndërsa kalonte një përrua në një pyll më 7 korrik 2026.

Dreri u kap nga kamera e Fondacionit Lutreola gjatë punës së monitorimit të vizonëve evropianë në Saaremaa.

“Një njëbrirësh u gjet në Saaremaa!” shkroi organizata në një postim në rrjetet sociale.Gunga në kokën e drerit është në fakt një brirë, shpjegon Martin Siltz, menaxher projekti në Fondacionin Lutreola. “Për ndonjë arsye, ky dre i veçantë ka zhvilluar një brirë të vetëm që rritet nga qendra e kokës së tij”, tha ai.

Dreri nuk është e vetmja kafshë e rrallë që fondacioni monitoron në ishull. Silts e përshkroi vizonin evropian si “një lloj njëbrirëshi estonez për sa i përket ruajtjes – një kafshë e rrallë, pothuajse mitike”.

Është një nga gjitarët më të rrezikuar dhe të rrallë në Evropë, dhe Fondacioni Lutreola ka udhëhequr përpjekjet për ta shpëtuar atë që nga viti 1992.

Burimi: Reuters

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram