By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Treni i natës për në Siçili: Treni i fundit evropian që “hip” me traget
November 1, 2025
Zgjerimi i paketave turistike rrit kohëqëndrimin e turistëve në Berat, interes për turizmin natyror e të aventurës
November 1, 2025
Tërheqja ushtarake amerikane: A është e sigurt krahu lindor i NATO-s?
November 1, 2025
Ukraina shkatërron tre linja të tubacionit strategjik rus në rajonin e Moskës
November 1, 2025
Reuters: Ukraina dërgoi një grup forcash speciale për të luftuar në Pokrovsk
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vazhdojnë sulmet ruse në lindje, fati i Bahmutit mbetet i paqartë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Vazhdojnë sulmet ruse në lindje, fati i Bahmutit mbetet i paqartë
Ballina 2Rajon / Botë

Vazhdojnë sulmet ruse në lindje, fati i Bahmutit mbetet i paqartë

Kosova Times
Last updated: 2023/04/08 at 1:45 PM
Kosova Times Published April 8, 2023
Share
SHARE

Forcat pushtuese ruse kanë kryer dhjetëra sulme në rajonet lindore të Ukrainës, teksa ushtria e Kievit ka raportuar se forcat ukrainase kanë zmbrapsur 60 sulme gjatë ditës së kaluar.

Në deklaratën e lëshuar në mëngjesin e 8 prillit, Shtabi i Përgjithshëm ukrainas tha se ushtria ruse ka vazhduar të shënjestrojë lindjen e Ukrainës, me fokus në qytetet e Limanit, Bahmutit, Avdijivkës dhe Marinkës, që gjenden në rajonin e Donjeckut.

“Gjatë 24 orëve të kaluara, armiku ka lëshuar dy raketa dhe 35 sulme ajrore dhe ka kryer mbi 40 sulme me raketahedhës”, tha ushtria e Ukrainës.

Ushtria ukrainase tha po ashtu se forcat pushtuese ruse në rajonet e Zaporizhjës dhe Hersonit po bëjnë përgatitje për atë që Kievi e quan evakuim të civilëve për në Krimenë e pushtuar nga Rusia.

Presidenti rus, Vladimir Putin, që po përballet me një urdhëarrestim nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, ka urdhëruar ushtrinë e tij që të marrë kontrollin e plotë të Donjeckut, Luhanskut, Zaporizhjës dhe Hersonit, zona që Rusia pretendon se ka aneksuar paligjshëm. Ukraina ka sinjalizuar se shumë shpejt do të nisë një kundërofensivë për të rimarrë më shumë territor të humbur.

Sulmet e reja vijnë në mes të raportimeve se forcat pushtuese ruse kanë bërë përparim në Bahmut. Më 7 prill, zyrtarët ushtarakë britanikë thanë se forcat ruse ka të ngjarë që janë futur në qendrën e qytetit dhe kanë marrë kontrollin e bregut perëndimor të lumit Bahmutka.

Fushata tetëmujore e Rusisë për të marrë Bahmutin dhe rezistenca e Ukrainës, ka çuar në betejën më të gjatë dhe ndoshta më të përgjakshme që kur Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Ndërkaq, Ministria britanike e Mbrojtjes tha se përpjekjet e Rusisë për të “dëmtuar seriozisht” infrastrukturën energjetike të Ukrainës “ka të ngjarë që kanë dështuar”.

“Rusia ka kryer sulme që nga tetori i vitit 2022, por sulmet në shkallë të gjerë kanë qenë të rralla që nga fillimi i marsit 2023”, tha ministria më 8 prill.

You Might Also Like

Tërheqja ushtarake amerikane: A është e sigurt krahu lindor i NATO-s?

Ukraina shkatërron tre linja të tubacionit strategjik rus në rajonin e Moskës

Reuters: Ukraina dërgoi një grup forcash speciale për të luftuar në Pokrovsk

Mesazhi i ministrit të jashtëm spanjoll dhe njohja që bëri jehonë në Meksikë

Kaos i plotë në Tanzani pas zgjedhjeve: Luftë midis qytetarëve dhe ushtrisë, më shumë se 700 të vrarë

Kosova Times April 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Forcat Ukrainase shkatërruan një kolonë të personelit ushtarak rus në rajonin e Kurskut

Kosova Times Kosova Times August 9, 2024
Spanja është kampion olimpik në futboll për meshkuj
Moti në Shqipëri i kthjellët dhe me diell
S’ka fitues në ‘Zahir Pajaziti’, Malisheva thyen Suharekën
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?