By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump pezullon ndihmën ushtarake prej 400 milionë dollarësh për Tajvanin
September 19, 2025
Madonna mezi e mban gjoksin me një fustan të prerë
September 19, 2025
Për herë të parë që nga fillimi i luftës: Një rezolutë mbi njohjen e shtetit palestinez u paraqit në Senatin e SHBA-së
September 19, 2025
Këngëtari amerikan, në makinën e se cilit u gjet trupi i copëtuar i një vajze 15-vjeçare, e përmendi emrin e saj në këngë
September 19, 2025
Axhenda ndërkombëtare
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ushtria kineze nis stërvitjet për rrethimin e Tajvanit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ushtria kineze nis stërvitjet për rrethimin e Tajvanit
Ballina 2Rajon / Botë

Ushtria kineze nis stërvitjet për rrethimin e Tajvanit

Kosova Times
Last updated: 2023/04/08 at 1:50 PM
Kosova Times Published April 8, 2023
Share
SHARE

Ushtria e Kinës ka nisur të bëjë prova për rrethimin e Tajvanit, gjatë stërvitjeve ushtarake treditore.

Pekini – që e sheh Tajvanin si provincë të shkëputur nga Kina – tha se ky operacion është një “paralajmërim i ashpër” për Qeverinë e ishullit.

Stërvitjet nisën disa orë pasi presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, u kthye nga vizita e saj në Shtetet e Bashkuara.

Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit tha se 42 avionë ushtarakë kinezë dhe tetë anije kanë kaluar vijën e mesme në Ngushticën e Tajvanit.

Kjo vijë jozyrtarisht ndan territorin kinez dhe atë tajvanez.

Media shtetërore kineze tha se stërvitjet ushtarake do të “organizojnë njëkohësisht patrulla dhe avancime drejt ishullit të Tajvanit, duke formuar një rrethim të gjithanshëm”.

Media shtetërore shtoi se “raketat me rreze të gjatë veprimi, luftanijet, anijet raketore, forcat ajrore, bombarduesit” janë dislokuar nga ushtria e Kinës.

Tajvani e konsideron veten shtet sovran dhe ka Kushtetutën e vetë dhe liderët e tij. Por, Kina e sheh ishullin si provincë të shkëputur dhe që do të merret nën kontrollin e Pekinit, edhe me forcë nëse është e nevojshme.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka deklaruar se “bashkimi me Tajvanit duhet të bëhet”.

Edhe pse Kina shpesh mban stërvitje përreth Tajvanit, “rrethimi” po shihet si përgjigje ndaj takimit të presidentes tajvaneze, Tsai, me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, Kevin McCarthy, takim që u zhvillua më herët gjatë kësaj jave.

Të shtunën, Tsai tha se Qeveria e saj do të vazhdojë të punojë me ShBA-në dhe demokracitë e tjera, teksa shteti i saj po vazhdon “të përballet me ekspansionizmin autoritar” nga Kina.

Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit tha se do t’i përgjigjet stërvitjeve të Kinës me “qetësi, racionalitet, dhe qëndrim serioz” bazuar në principin që “të mos përshkallëzohet konflikti, apo të shkaktohen pengesa në mbrojtjen e sovranitetit tonë kombëtar dhe të sigurisë”.

Gushtin e vitit të kaluar, Pekini kreu një javë stërvitje përreth Tajvanit, pas vizitës së kryetares së atëhershme të Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në Tajpei.

Në ato stërvitje u përfshin avionët luftarakë dhe luftanijet dhe po ashtu u hodhën edhe raketa balistike.

You Might Also Like

Trump pezullon ndihmën ushtarake prej 400 milionë dollarësh për Tajvanin

Për herë të parë që nga fillimi i luftës: Një rezolutë mbi njohjen e shtetit palestinez u paraqit në Senatin e SHBA-së

Axhenda ndërkombëtare

MI6 do të kërkojë informatorë të rinj në rrjetin e errët

18 oficerë rusë të vrarë në sabotimin e Zaporizhzhya-s

Kosova Times April 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Qeveria për artin e sportin në kryeqytet

Kosova Times Kosova Times August 31, 2024
Trepça kërkon fitoren e parë në FIBA Europe Cup
Kërkohet asociacion i komunave shqiptare në Maqedoninë e V.
Këshilltari i Trump përjashton mundësinë e kthimit të Krimesë në Ukrainë
Simiq luftën kundër krimeve e konsideron si nje situate “aparteidi” ku jetojnë serbet!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?