Greqia dënon pa mëdyshje sulmet e fundit ruse në Kiev , të cilat shkaktuan dëme në ambasadat e Holandës , Austrisë dhe Suedisë dhe rrezikuan misione të tjera diplomatike, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë.
Ministria shprehu solidaritetin e Greqisë me Ukrainën dhe vendet e prekura dhe vuri në dukje se “mbrojtja e misioneve diplomatike, civilëve dhe infrastrukturës civile është një detyrim sipas së Drejtës Ndërkombëtare”.

