By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 12 qershor 2025
June 12, 2025
Themeluesi i Yandex, i cili iku nga Putini, krijoi një superkompjuter në Evropë 10 herë më të fuqishëm se ai në Rusi
June 11, 2025
Putini kërkon rritje urgjente të prodhimit të armëve dhe njofton plane për mobilizimin e ekonomisë
June 11, 2025
Vuçiç nga Odesa i gëzuar që Kosova nuk u ftua në Samit
June 11, 2025
Amerikanët po evakuojnë stafin nga ambasada në Bagdad: A po përgatitet Izraeli të sulmojë Iranin?
June 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qytetarët e Maqedonisë së V. heqin dorë nga markat e kushtueshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Qytetarët e Maqedonisë së V. heqin dorë nga markat e kushtueshme
Rajon / Botë

Qytetarët e Maqedonisë së V. heqin dorë nga markat e kushtueshme

Kosova Times
Last updated: 2023/04/09 at 7:38 PM
Kosova Times Published April 9, 2023
Share
SHARE

Të ardhurat neto nga Tatimi i Vlerës së Shtuar (TVSh) gjatë dy muajve të parë të këtij viti në Maqedoninë e Veriut kanë shënuar trend negativ (rënie) prej 6.3 për qind në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, të ardhurat bruto nga TVSh-ja mezi arrijnë në 1 për qind.

Neto dhe bruto janë dy kategori të ndryshme të të ardhurave ose kostove. Bruto tregon totalin pa ndonjë ulje ose zbritje, ndërsa neto tregon atë që mbetet pasi janë llogaritur uljet ose zbritjet.

Çmimet e produkteve ushqimore kanë shënuar rritje për 25 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë gjatë vitit të kaluar, ndërsa rritja e përgjithshme e çmimeve ka arritur në 17 për qind.

Radio Evropa e Lirë ka pyetur Ministrinë e Financave se çka ka ndikuar në rënien e të ardhurave nga TVSh-ja, por deri në publikimin e këtij teksti kjo ministri nuk ka kthyer ndonjë përgjigje.

Për ekspertët e ekonomisë, këta parametra janë tregues i qartë se qytetarët shpenzojnë vetëm për gjërat që janë më se të domosdoshme.

Xhemali Dauti, i cili drejton një kompani për distribuimin e mallrave, thotë për Radion Evropa e Lirë se qytetarët gjithnjë e më shumë kërkojnë produkte më të lira, duke hequr dorë nga markat e njohura, të cilat janë më të kushtueshme.

“Si kompani merremi me distribuimin e produkteve të konsumit të gjerë, produkte këto pa të cilat nuk mund të ekzistohet, prandaj nuk kemi ndonjë rënie drastike. Mirëpo, shënohet rënie për sa i përket markave të njohura që kanë çmime më të larta. Qytetarët përcaktohen për produkte më të lira, qofshin ato produktet higjienike apo ushqimore. Rënie më të theksuar kanë shënuar produktet e gatshme ushqimore për konsum”, tregon afaristi Xhemali Dauti.

Për kryetarin e Odës së Gastronomisë dhe Turizmit, Artkan Kerim, parametrat që tregojnë trend negativ për sa i përket arkëtimit të TVSh-së, aspak nuk paraqesin befasi, pasi është si rrjedhojë e trendit të lartë të migrimit dhe s’ka se kush të realizojë konsumin.

“Në fakt, restorantet nuk kanë se kujt t’i shesin kafe. Në vend kanë mbetur vetëm studentët dhe pensionistët, kurse ata që janë të aftë për punë u larguan ose janë në tentim e sipër për t’u larguar. Restorantet, kafeteritë gjithnjë e më të zbrazëta janë, madje dhe gjatë fundjavës. Unë personalisht njoh pronarë që mbyllën lokalet e tyre të gastronomisë dhe bashkë me punëtorët ikën në vendet e BE-së. Në këtë situatë, për mua aspak nuk paraqet befasi fakti që shënon rënie pagesa e TVSh-së”, thotë Kerimi.

Ndërkaq, Branimir Jovanoviq nga Instituti i Vjenës për Ekonomi thotë për Radion Evropa e Lirë se ulja e arkëtimit të të ardhurave nga TVSh-ja ka të bëjë me faktin se përderisa inflacioni gëlltit një përqindje të madhe të pagës, qytetarët këtë e kompensojnë përmes kursimeve.

“Uljen e vlerës së pagës për shkak të inflacionit, e mbulojnë përmes kursimeve. Nuk ka dilemë se tani qytetarët harxhojnë më pak, por jo aq sa ishin projeksionet”, thekson Jovanoviq duke nënvizuar se megjithatë duhet pasur parasysh se kursimet nuk janë të pafundme.

Jovanoviq nënvizon se nëse inflacioni stabilizohet, në atë rast mund të shpresohet për qëndrueshmëri për sa i përket mbushjes së arkës së shtetit përmes Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Mbledhja e tatimit është një nga shtyllat kryesore për mbushjen e buxhetit në Maqedoninë e Veriut dhe përbën një të katërtën e të ardhurave.

Përkatësisht, gjatë këtij viti nga tatimi i Vlerës së Shtuar në arkën e shtetit është paraparë të hyjnë mbi 1.3 miliardë euro, ndërsa nga tatimet në përgjithësi të grumbullohen afër 2.7 miliardë euro.

You Might Also Like

Themeluesi i Yandex, i cili iku nga Putini, krijoi një superkompjuter në Evropë 10 herë më të fuqishëm se ai në Rusi

Putini kërkon rritje urgjente të prodhimit të armëve dhe njofton plane për mobilizimin e ekonomisë

Vuçiç nga Odesa i gëzuar që Kosova nuk u ftua në Samit

Amerikanët po evakuojnë stafin nga ambasada në Bagdad: A po përgatitet Izraeli të sulmojë Iranin?

Ambasadori izraelit: Ne i dhamë Ukrainës Patriotët. Izraeli: Nuk është e vërtetë

Kosova Times April 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Sot moti me diell dhe vranësira të pjesshme

Kosova Times Kosova Times January 21, 2024
Plagosja në Prizren, policia bastisë shtëpitë, njëri i dyshuar arrestohet
A jeni të lodhur nga gjokset e pulës të thata dhe pa shije? Ne kemi pesë receta që garantojnë mish të lëngshëm
Drenica dhe Malisheva luajnë baras
Janjiq për zgjedhjet në veri të Kosovës : Putini mund të jetë i kënaqur, por pyetja është nëse Vuçiq i premtoi diçka SHBA-ve dhe nuk e përmbushi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?