Saturday, November 21, 2026
HomeLajmeKosovëKosova dhe Turqia zgjerojnë bashkëpunimin, fokus industria e municionit

Kosova dhe Turqia zgjerojnë bashkëpunimin, fokus industria e municionit

Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Turqisë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes po hyn në një fazë të re, me projekte konkrete që synojnë forcimin e kapaciteteve vendore dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në Kosovë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë qëndrimit në Izmir të Turqisë, ka theksuar rëndësinë strategjike të partneritetit ndërmjet dy vendeve, duke veçuar projektin për ndërtimin e fabrikës së municionit në Kosovë.

Sipas Sveçlës, ky projekt përbën një hap të rëndësishëm drejt krijimit të kapaciteteve vendore prodhuese, rritjes së pavarësisë industriale dhe fuqizimit të sektorit të sigurisë dhe mbrojtjes.

Ai ka vlerësuar se bashkëpunimi me Turqinë nuk duhet të kufizohet vetëm në marrëdhëniet tradicionale politike dhe kulturore, por të konkretizohet përmes investimeve, shkëmbimit të përvojave dhe partneriteteve strategjike.

Projekti i fabrikës së municionit shihet si një prej zhvillimeve më të rëndësishme në këtë drejtim, me potencial për të ndikuar në forcimin e kapaciteteve të Kosovës në industrinë e mbrojtjes.

“Republika e Turqisë mbetet një partner dhe aleat i rëndësishëm i Republikës së Kosovës. Ky partneritet po merr gjithnjë e më shumë përmasa konkrete përmes projekteve në fusha strategjike, përfshirë industrinë e mbrojtjes dhe sigurisë. Një nga dëshmitë më të rëndësishme të këtij bashkëpunimi është projekti për ndërtimin e fabrikës së municionit në Kosovë, i cili do të kontribuojë në zhvillimin e kapaciteteve vendore, fuqizimin industrial dhe krijimin e mundësive të reja ekonomike”, ka shkruar ministri në Facebook.

Deklaratat e Sveçlës u bënë në kuadër të aktiviteteve të “Ditëve të Kosovës në Izmir”, ku ai theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Turqisë kanë hapësirë të mëtejshme për avancim, veçanërisht në sektorët me rëndësi strategjike për sigurinë dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram