Saturday, November 21, 2026
HomeLajmeKosovëNë Prevallë lansohet shtegu për fëmijë i cili u promovua nga Fondacioni...

Në Prevallë lansohet shtegu për fëmijë i cili u promovua nga Fondacioni UtaLaya

Prindër, fëmijë dhe zyrtarë të Drejtorisë së Pyjeve, morën pjesë në lansimin e projektit “Gjurmët e Sharrit” shtegut të parë për fëmijë në Prevallë. Qëllimi i këtij projekti është , ndërgjegjësimi i brezave në ruajtjen e natyrës.

Ndërgjegjësimi i brezave të rinj për një natyrë të pastër ekologjike ka sjellë një koncept të ri të edukimit në natyrë. Në këtë vikend është lansuar aktiviteti “Gjurmët e Sharrit”, shtegut të parë për fëmijët në Kosovë.

“Sot do të bëjmë rreth katër kilometra në dy drejtimet, përveç ecjes kemi me bë edhe një pastrim, unë e di se shumë prej juve fëmijëve dhe prindërve që keni ardhur bëni edhe aktivitete të tjera, ku keni bërë edhe pastrime të shtigjeve, por ne sot duam të pastrojmë shtegun dhe ta bëjmë gati për borë, siç e shihni bora veç ka nisë me ardhur e ne duhet t’i bëjmë malet e pastra” , tha Uta Ibrahimi  e drejtoreshë e Butterfly Outdoor Adventure.

“Pikërisht ky shteg është i përshtatur për ta, pasi në secilën shenjë ka informata për florën , faunën, malet e Sharrit, lumenjtë, liqenet, do të thotë përveçse munden me ec e mu kënaq, kanë informata të ndryshme e disa prej shenjave janë në formë të lodrave”, tha Tuba Safçiu, menaxhere e projektit.

 Në zhvillimin e këtij aktiviteti edukativ, ka ndihmuar edhe drejtoria e Parkut Kombëtar “Sharri”.

“Ne kemi një bashkëpunim të mirë me Fondacionin “Uta LLej” të cilën e falënderojmë për promovimin dhe lansimin e këtij shtegu “Gjurmët e Sharrit”, i cili është i vetmi me karakter edukativ dhe specifik për fëmijë”, tha Ismet Hoti,  zyrtar i drejtorisë së Parkut Kombëtar.

Për prindërit, aktivitete të tilla ndihmojnë jo vetëm në socializmin e fëmijëve dhe miqësimin e tyre me natyrën, por edhe ruajtjen e diversitetit natyror.

” Shumë mirë e dimë që vendi jonë nga pjesa e ruajtjes së mjedisit, ende është në atë pjesën se duhet më shumë thirrje, më shumë vetëdijesim, si dhe aktivizim qytetar, i gjithë brezave të shoqërisë, do më thënë, të gjitha grupmoshat, duke filluar prej më të shtyrë deri të rinj, që të gjithë bashkarisht të kujdesemi për një mjedis të pastër”, tha Adhurim Hoxha, prind.

 Shtigje të reja synohen të zbulohen edhe në vende të tjera të rëndësishme të Kosovës, ku përveç zbulimit të shtigjeve të reja, fokus kryesor ngelet pastrimi dhe ruajtja e ambientit. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram