ATSH/ Shërbimi Ushtarak Meteorologjik bëri të ditur se ditën e diel vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime vranësirash, të cilat pritet të shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit deri në orët e mesditës.
Gradualisht gjatë pasdites reshjet e shiut pritet të fitojnë intensitet, dhe në veri e qendër hera-herës reshjet priten në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike.
Era me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 9m/s, ndërsa përgjatë vijës
bregdetare dhe lugina era fitoi shpejtësi deri në 17m/s. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:


