Monday, November 23, 2026
HomeLajmeAhmeti: 22 Nëntori, ditë krenarie dhe kujtese kombëtare

Ahmeti: 22 Nëntori, ditë krenarie dhe kujtese kombëtare

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka uruar 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka kujtuar Kongresin e Manastirit të vitit 1908, duke theksuar rëndësinë e tij në njësimin e alfabetit shqip dhe në ruajtjen e identitetit kombëtar.

Ai ka bërë thirrje që gjuha shqipe të ruhet, të kultivohet dhe të afirmohet si vlerë e identitetit kombëtar.

“Ta ruajmë, ta kultivojmë dhe ta afirmojmë gjuhën shqipe si vlerë të shenjtë të identitetit tonë kombëtar”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka shprehur gjithashtu nderim për rilindësit dhe të gjithë ata që kontribuuan në këtë ngjarje historike, duke uruar: “Gëzuar 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram