Monday, November 23, 2026
HomeLajmeKosovëShiroka Pula: Kosova ka traditë arkitekturore që meriton të vlerësohet

Shiroka Pula: Kosova ka traditë arkitekturore që meriton të vlerësohet

Kosova ka një traditë arkitekturore që meriton të njihet dhe të vlerësohet. Kështu ka deklaruar presidentja Justina Shiroka Pula, në shënimin e Ditës Botërore të Arkitekturës 2026, organizuar nga Oda e Arkitektëve të Kosovës.

Ajo ka thënë se arkitektura nuk lidhet vetëm me projektimin dhe ndërtimin e objekteve, por edhe me hapësirën ku njerëzit jetojnë dhe punojnë, duke theksuar se mënyra e ndërtimit sot ndikon në jetën e brezave të ardhshëm.

Me këtë rast, Shiroka Pula ka përgëzuar Odën e Arkitektëve për ndarjen e titullit “Anëtar Nderi Post Mortem” për profesorin Bashkim Fehmiu.

“Ai ishte arkitekti i parë i shkolluar në Kosovë dhe një prej njerëzve që ndihmuan në formësimin e Prishtinës moderne. Nga kampusi i Universitetit të Prishtinës, te lagjet Dardania, Ulpiana dhe Bregu i Diellit, deri te hoteli Grand, veprat e tij janë pjesë e përditshmërisë sonë. Ato tregojnë se si puna dhe vizioni i një arkitekti mund të ndikojnë në zhvillimin dhe pamjen e një qyteti për shumë breza”, u shpreh presidentja.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram