Monday, November 23, 2026
HomeLajmeKosovëLëndohet një ushtar i FSK-së nga shpërthimi i municionit

Lëndohet një ushtar i FSK-së nga shpërthimi i municionit

Një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është lënduar gjatë një shpërthimi të municionit brenda armës në Babaj të Bokës.

Fillimisht, ushtari është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ndërsa më pas është  transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku edhe është duke u trajtuar aktualisht.

Drejtori i Klinikës Emergjente të QKUK-së, Naser Syla, ka thënë për RTK-në se i lënduari është në gjendje stabile. “Janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe është transferuar në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtejshëm”, ka thënë Syla.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram