Friday, May 8, 2026
HomeLajmePresidenti Bajram Begaj uron qytetarët për Ditën e Verës

Presidenti Bajram Begaj uron qytetarët për Ditën e Verës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar qytetarët me rastin e Ditës së Verës, duke e cilësuar si një nga festat që ka mbijetuar përtej shekujve dhe që lidhet ngushtë me natyrën dhe shpirtin e popullit shqiptar.

“Sjelltë kjo festë e bukur e traditës sonë gëzim, optimizëm dhe begati në çdo familje shqiptare!”, shkruan presidenti Begaj në mesazhin e tij.

Dita e Verës është një nga festat më të vjetra shqiptare, që festohet çdo vit më 14 mars dhe simbolizon ringjalljen e natyrës dhe fillimin e pranverës.

Kujtojmë se në Shqipëri, kryesisht në zonat e mesme të vendit, çdo vit më 14 mars shqiptarët festojnë Ditën e Verës, një festë me origjinë të lashtë që i kushtohet natyrës, gjelbërimit dhe ardhjes së pranverës.

RTSH ka sjell atmosferë nga qyteti i Elbasanit. Shenja më karakteristike e kësaj feste është përgatitja e ballokumeve, një ëmbëlsirë tradicionale që lidhet veçanërisht me këtë qytet.

Në të kaluarën, në shumë zona të vendit ndiznin zjarre në oborre dhe kopshte si rite pastruese për t’i dhënë forcë diellit dhe për të larguar të keqen. Sipas traditës, më 13 mars njerëzit merrnin një tufë bari të njomë me rrënjë dhe dhe, për ta vendosur në shtëpi në mëngjesin e 14 marsit, si shenjë e begatisë dhe e jetës së re.

Dita e Verës konsiderohet një festë mbarë shqiptare dhe kremtohet në shumë krahina të vendit me zakone të ndryshme. Kjo festë lidhet me një kalendar të lashtë, sipas të cilit 1 marsi i kalendarit Julian shënonte fillimin e vitit të ri, që përkon me 14 marsin sipas kalendarit Gregorian.

Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë në rrjetin e tij social facebook disa ngjarje që lidhen me ditën e verës.

Ndërsa ministri i Drejtësisë Toni Gogu zhvilloi një vizitë në Institutin e të Miturve në Kavajë, ku u zhvilluan aktivitete kulturore dhe edukative me pjesëmarrjen e të rinjve.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram