Wednesday, November 25, 2026
HomeLajmeKosovëKryeprokurori Gashi dhe auditorja Spanca diskutojnë bashkëpunimin

Kryeprokurori Gashi dhe auditorja Spanca diskutojnë bashkëpunimin

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, priti në takim Auditorën e Përgjithshme, Vlora Spanca.

Në fokus të diskutimeve të përbashkëta ndërmjet Kryeprokurorit të Shtetit dhe Auditorës së Përgjithshme ishte zbatimi sa më efikas i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërinstitucional që ka të bëjë me trajtimin e rasteve të adresuara nga Zyra Kombëtare e Auditimit në institucionin e Prokurorit të Shtetit, në të cilat raste dyshohet se ka elemente të veprave penale, veçanërisht të mashtrimit në financat publike.

Po ashtu, u diskutua për vazhdimin e punëtorive të përbashkëta me qëllim të shkëmbimit të përvojave profesionale, me synim forcimin e kapaciteteve për identifikimin dhe trajtimin sa më efektiv të rasteve që mund të përbëjnë vepra penale.

“Të dyja palët u dakorduan që, në respektim të kompetencave dhe përgjegjësive ligjore të secilit institucion, të vazhdojnë thëllimin e bashkëpunimit  edhe në të ardhmen në funksion të luftimit të keqpërdorimit të parasë publike”, njofton Sistemi Prokurorial.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram