Friday, November 27, 2026
HomeTurizëmBullgaria bëhet faktor në përcaktimin e prioriteteve të turizmit botëror

Bullgaria bëhet faktor në përcaktimin e prioriteteve të turizmit botëror

Bullgaria u zgjodh nënkryetare e Këshillit Ekzekutiv të Organizatës Botërore të Turizmit pranë OKB-së për vitin 2027, gjatë një sesioni të këtij organi në Abu Dabi, ku mori pjesë Ministri i Turizmit, Ilin Dimitrov, njoftoi Ministria e Turizmit. Vendi ynë merr për herë të parë një post kaq të lartë në këtë organizatë globale që nga krijimi i Ministrisë së Turizmit. 

“Në vitin 2027 Bullgaria do të jetë një faktor në përcaktimin e prioriteteve të turizmit botëror. Do ta shfrytëzojmë këtë mundësi për të vënë në qendër të vëmendjes çështje për të cilat punojmë edhe në vendin tonë: si të marrim vendime më të mira bazuar në të dhëna, si të përgatisim specialistë për sektorin dhe si ta zhvillojmë turizmin, duke ruajtur trashëgiminë kulturore”, deklaroi Ilin Dimitrov. 

Bullgaria do të jetë mikpritëse e Konferencës Botërore për Kulturën dhe Turizmin, e organizuar së bashku me agjencinë e OKB-së nën kujdesin e UNESCO-s. Konferenca do të mbahet në qershor të vitit 2027 në Sofje dhe Kazanllëk. Aty do të prezantohen traditat e Luginës së Trëndafilave dhe thesaret e Luginës së Mbretërve Trakas. Midis tyre është edhe Varri Trakas i Kazanllëkut, i përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram