Thursday, November 26, 2026
HomeLajmeKosovëShiroka Pula merr pjesë në Samitin Brdo-Brijuni në Ohër

Shiroka Pula merr pjesë në Samitin Brdo-Brijuni në Ohër

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin e liderëve të rajonit, që po mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të Iniciativës Brdo-Brijuni.

Samiti organizohet nga presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, Nataša Pirc Musar dhe Zoran Milanović, ndërsa nikoqire e takimit është presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.

Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka Pula do të marrë pjesë sonte në darkën e përbashkët me liderët e rajonit.

Iniciativa Brdo-Brijuni synon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram