Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se do të donte të shihte homologun e tij rus, Vladimir Putin, të “ tërheqë të gjithë agresionin ushtarak kundër territorit në të gjithë Evropën ”, me shpresën se kjo mund të çojë në një zgjidhje të shpejtë të luftës në Ukrainë.
“Unë me të vërtetë besoj se kjo është shumë e mundshme, mijëra njerëz po vriten çdo muaj, një masakër e tërë “, shkroi ai në një postim në Truth Social.
“Ishte një nder të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte mbrëmë në Mar-a-Lago, ku u diskutuan shumë çështje. Gjatë takimit, e informova atë për bisedimet e mia me Presidentin Putin “, shtoi ai.


