Friday, November 27, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri i paqëndrueshëm

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm

ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira të dendura. Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, ndërsa në zonën jugore reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Gjatë ditës reshjet e shiut me intensitet të ulët priten të jenë prezente të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit ndërsa në jug priten reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë.

Në lartësinë mbi 1100 metra në veri-verilindje reshje bore me intensitet  të ulët.

Era parashikohet të fryjë me drejtim veri – verilindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s, e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër5/13Re shi
Kukës3/11Re shi
Lezhë7/14Re shi
Dibër3/10Re shi
Durrës11/17Re shi
Tiranë11/17Re shi
Elbasan10/16Re shi
Berat10/16Re shi
Vlorë14/18Re shi
Korçë4/11Re shi
Gjirokastër11/16Re shi
Sarandë13/18Re shi
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram