Sunday, November 29, 2026
HomeLajmeRama: 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar

Rama: 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar

ATSH/ Shqiptarët festojnë sot 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.

Kryeministri Edi Rama kujtoi sot rëndësinë e kësaj date, ndërsa u shpreh se ky është 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar.

Më 28 Nëntor 1912, në Vlorë, Kuvendi Kombëtar i drejtuar nga Ismail Qemali shpalli Pavarësinë e vendit, duke i dhënë fund sundimit pothuajse pesëshekullor të Perandorisë Osmane dhe duke i hapur rrugën ngritjes së shtetit modern shqiptar.

Aktit historik të Pavarësisë i paraprinë përpjekje të gjata politike dhe luftarake për të mbrojtur tërësinë tokësore dhe identitetin kombëtar.

Në mbledhjen e Vlorës morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, prej të cilëve 40 firmosën Aktin e Pavarësisë, duke e bërë 28 Nëntorin ditën e bashkimit të vullneteve kombëtare – një moment që historia e njeh si “Nëntori i Dytë”.

Shpallja e Pavarësisë solli ndryshime të mëdha politike e shoqërore dhe shënoi lindjen e shtetit shqiptar, duke e pozicionuar kombin tonë në radhën e popujve të lirë të Evropës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram