By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kjo familje jetoi e izoluar në shkretëtirën e Siberisë për gjysmë shekulli: Ata luftuan në një mënyrë të veçantë që gjaku i tyre të mos ngrinte në -68°C
October 16, 2025
Daciq nga Londra tha se nuk do te kete asnjë bashkëpunim në shkëmbim i të dhënave operative me Kosove
October 16, 2025
Horoskopi ditor për 16 tetor
October 16, 2025
Një person i vdekur nga të shtënat me armë zjarri në Evzones, Kilkis
October 15, 2025
Robert De Niro dhe Al Pacino janë rikthyer bashkë. Por për herë të parë, nuk është film apo serial televiziv
October 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Petkoviq: Në rundin e ri të dialogut flasim për Asociacionin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Petkoviq: Në rundin e ri të dialogut flasim për Asociacionin
Ballina 2Rajon / Botë

Petkoviq: Në rundin e ri të dialogut flasim për Asociacionin

Kosova Times
Last updated: 2023/04/19 at 3:45 PM
Kosova Times Published April 19, 2023
Share
SHARE

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë më 18 prill se rundi i ardhshëm i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili është paraparë të mbahet më 2 maj në Bruksel, do t’i dedikohet Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ai ka thënë do të ndërmerren “hapat më konkretë” përkitazi me formimin e Asociacionit, jo siç dëshiron kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “por, siç është rënë dakord përmes katër marrëveshjeve nga vitet 2013 dhe 2015”.

Petkoviq ka thënë për Radiotelevizionin e Serbisë se pika e parë është prezantimi i projektstatutit të Asociacionit nga Ekipi Menaxhues, pasuar nga një diskutim për propozimin, i cili duhet të përfshijë të gjitha pikat e parimeve të përgjithshme nga viti 2015.“Ne do të ngulmojmë për këtë, kjo është në frymën e marrëveshjes dhe për të jemi marrë vesh në Ohër. Sigurisht, ne duhet të ngulmojmë për këtë, se pa Asociacionin është thjesht e pamundur të flitet për diçka tjetër”, ka theksuar Petkoviq.

Siç është bërë e ditur në javën e parë të prillit, Ekipi Menaxhues duhet, deri në fund të muajit, të propozojë një projektstatut për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kjo është konfirmuar nga kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ai i Serbisë, Petkoviq, pas takimit mes tyre në Bruksel, më 4 prill.
Megjithatë, nuk dihet saktësisht se kush e përbën këtë ekip, që është ngarkuar me detyrën për hartimin e statutit të Asociacionit. Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme drejtuar Qeverisë së Kosovës, Radio Evropa e Lirë nuk ka arritur të sigurojë emrat e personave që janë pjesë e Ekipit Menaxhues.

Petkoviq ka thënë për RTS-në se Kosova ka refuzuar ta formojë Asociacionin që fiks 10 vjet prej nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, dhe ka pohuar se komuniteti ndërkombëtar bart përgjegjësi të veçantë për këtë.

“Kur e shikoni çdo gjë që ka ndodhur në 10 vjetët e fundit, do të shihni se komuniteti ndërkombëtar – Bashkimi Evropian dhe ata që e kanë mbështetur procesin e dialogut – bartin një përgjegjësi të veçantë, sepse ata ishin të obliguar t’i bënin trysni Prishtinës për formimin e Asociacionit”, ka deklaruar Petkoviq.

Sipas tij, Asociacioni përbën “themelin e procesit të dialogut”, dhe se Serbia ka hyrë në këtë proces për të siguruar të drejtat kolektive dhe individuale për popullin serb, përmes atij Asociacioni, siç parashihet në Marrëveshjen e Brukselit dhe marrëveshje të tjera.
Ai ka theksuar se Asociacioni është kusht kyç i Beogradit për vazhdimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, dhe se, sipas Marrëveshjes së Ohrit, formimi i tij është obligim i parë për Kosovën.

Më 19 prill të vitit 2013, kryeministri i atëhershëm i Serbisë, Ivica Daçiq, dhe kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, nënshkruan “Marrëveshjes së Parë të Parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e njohur ndryshe si Marrëveshja e Brukselit.

Marrëveshja, e cila ka 15 pika, parasheh formimin e një asociacioni të komunave me shumicë serbe në Kosovë, dhe integrimin e policisë dhe gjyqësorit nga veriu i Kosovës në kornizën institucionale të Kosovës.

You Might Also Like

Kjo familje jetoi e izoluar në shkretëtirën e Siberisë për gjysmë shekulli: Ata luftuan në një mënyrë të veçantë që gjaku i tyre të mos ngrinte në -68°C

Daciq nga Londra tha se nuk do te kete asnjë bashkëpunim në shkëmbim i të dhënave operative me Kosove

Një person i vdekur nga të shtënat me armë zjarri në Evzones, Kilkis

Çfarë po ndodh në Ekonominë Amerikane?

BE-ja po përgatit një plan për luftë me Rusinë. Detajet e rrjedhura, “muri i dronëve” po vjen

Kosova Times April 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ditëlindja e 16-të u festua në një shkollë në Londër. Më pas hynë huliganët me thika.

Kosova Times Kosova Times March 24, 2025
McKennie zbulon të ardhmen
Gjermania arreston një rus që dyshohet se vrau dy ushtarë ukrainas
Dhënia e Topit të Artë në Paris: Aitana Bonmati fitoi Topin e Artë në konkurrencën e femrave
Bosnja mund të marrë me kusht statusin e kandidatit për anëtarësim në BE
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?