By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zgjidhet Misi boteror: Për herë të parë në histori, një grua tajlandeze fiton titullin
June 1, 2025
Defender Europe ‘25, Kurti përgëzon pjesëtarët e FSK-së
May 31, 2025
Rrezikohet shëndeti i studentëve, bodrumi i ekonomikut nën ujëra të zeza
May 31, 2025
Siguria në shkolla, 12 mijë euro për monitorimin e procesit mësimor
May 31, 2025
Rama ndan foto nga Syri i kaltër në Theth i mbushur me turistë
May 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia mban referendumet e rreme në rajonet e kontrolluara pjesërisht në Ukrainë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Rusia mban referendumet e rreme në rajonet e kontrolluara pjesërisht në Ukrainë
Ballina 2Rajon / Botë

Rusia mban referendumet e rreme në rajonet e kontrolluara pjesërisht në Ukrainë

Kosova Times
Last updated: 2022/09/23 at 2:08 PM
Kosova Times Published September 23, 2022
Share
SHARE

Administratat e instaluara nga Rusia në katër territore ukrainase, që pjesërisht kontrollohen nga Moska, kanë nisur të mbajnë më 23 shtator të ashtuquajturat referendume për t’iu bashkuar Rusisë.

Moska mëton që përmes këtij procesi të aneksojë rajonet ukrainase.

Administrata në Luhansk, Donjeck, Herson dhe Zaporizhja, do t’i mbajnë këto referendume, të cilat bien në kundërshtim me Ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara.

“Votimi ka nisur në rajonin e Zaporizhjas, për t’u bërë pjesë e Rusisë, si entitet përbërës i Federatës Ruse! Ne po vijmë në shtëpi! Shpejt, miq!”, ka thënë Vladimir Rogov, zyrtar i administratës së mbështetur nga Rusia në këtë rajon.

Në adresimin e tij ditor, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se votimet janë jodemokratike.

Liderët e instaluar nga Kremlini në këto katër rajone kanë thënë më 20 shtator, se planifikojnë të mbajnë votimet për aneksim prej 23 deri më 27 shtator.

Ukraina dhe kombet e Perëndimit kanë thënë se nuk do t’i njohin këto referendume si legjitime.

Vendimi për mbajtjen e tyre vjen teksa ushtria ukrainase është duke zhvilluar kundërofensivën drejt këtyre rajoneve, duke çliruar qyteza e fshatra dhe duke rritur mundësitë për mposhtjen e forcave ushtarake ruse.

Zyrtarët perëndimorë dhe ekspertët kanë thënë se planet e Putinit që t’i përdorë këto referendume të paligjshme për të fituar kontrollin mbi tokën e pushtuar ukrainase, dhe kërcënimet se do t’i përdorë armë bërthamore për të mbrojtur veten, janë tentime për të frikësuar Kievin dhe përkrahësit e Perëndimit nga zgjerimi i kundërofensivës.

Putin ka thënë më parë se do të përdorë të gjitha sistemet e mundshme të armëve për t’iu përgjigjur kërcënimeve ndaj integritetit territorial të Rusisë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka ftuar më 22 shtator anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, “që të dërgojnë mesazh të qartë se këto kërcënime bërthamore duhet të ndalen menjëherë”.

Ai i ka konsideruar përpjekjet e Rusisë që të aneksojë më shumë territor ukrainas si “një tjetër përshkallëzim dhe mohim të diplomacisë”.

Kremlini ka kryer një mori veprimesh në territoret ukrainase që kontrollon, të cilat zbehin edhe më shumë legjitimitetin e procesit të votimit.

Sipas vlerësimeve të Perëndimit, Moska ka dëbuar rreth 1.6 milion ukrainas nga këto rajone drejt Rusisë, si dhe ka dërguar shtetas rusë në territoret ukrainase.

Ajo, po ashtu, ka marrë të dhëna personale dhe biometrike të qindra mijëra shtetasve ukrainas në të ashtuquajturat “kampe filtrimi”, ashtu që të manipulojë procesin e votimit, kanë thënë ekspertët.

Ukrainasit nga këto rajone që banojnë në Rusi, do të mund të votojnë.

Nikolai Bulaev, zëvendësshef i Komisionit Qendror Zgjedhor në Rusi, ka thënë se pret që “qindra mijëra” ukrainas që tashmë janë në Rusi, të marrin pjesë në këto të ashtuquajtura referendume.

Rusia nuk njihet për mbajtje të zgjedhjeve të lira dhe të drejta, pasi shpesh ka pasur raportime në media për mashtrime dhe manipulime.

E përditshmja Kommersant ka raportuar se aktualisht nuk ekziston asnjë databazë me informacione për numrin e qendrave të votimit që do të hapen në Rusi për shtetasit ukrainas.

Blinken u ka bërë thirrje vendeve anëtare të OKB-së “që të dënojnë referendumet mashtruese dhe të deklarojnë që gjithë territori i Ukrainës është dhe do të mbetet pjesë e Ukrainës”.

Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta mbështesin Ukrainën, pavarësisht këtyre proceseve.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Arabia Saudite godet Rusinë: OPEC rrit ndjeshëm prodhimin e naftës për muajin e tretë radhazi

Ukraina njofton evakuimin e mbi 200 vendbanimeve në rajonin Sumy për shkak të ofensivës ruse

SHBA-të dhe BE-ja janë të shqetësuara për ngritjen e Kinës dhe Rusisë në Azi 15 minuta më parë

Klitschko e sulmoi ashpër Zelenskyn

Ukraina: Goditëm bazën e një njësie elitare ruse, pothuajse 7,000 km larg kufirit

Kosova Times September 23, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Gjermania thotë se nuk mund të ndalë dërgesat me uranium rus

Kosova Times Kosova Times September 12, 2022
MKRS-ja hap thirrjen për mbështetje të projekteve për vitin 2025
Meloni: Gjëja që dua pas vajzës sime, Italia!
Përkujtohen ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e Dr. Rrushe Ramadani Rushiti
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?