By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Finlandës në Kosovë
September 1, 2025
Kreu i Shtabit të Përgjithshëm Rus shpalos planin për ta ndarë Ukrainën nga Deti i Zi
September 1, 2025
MPJ për deklaratat e Putinit në SCO: Ai po humb gradualisht aftësitë e tij në gënjeshtra
September 1, 2025
Shërbimet speciale ruse mund të jenë të përfshira në organizimin e vrasjes së Parubiy
September 1, 2025
IKSHPK e KRU Prishtina njoftojnë për rritje të manganit në ujë nga Badoci
September 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Edhe djajtë shtrojnë iftar!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Edhe djajtë shtrojnë iftar!
Opinion

Edhe djajtë shtrojnë iftar!

Kosova Times
Last updated: 2023/04/21 at 10:31 AM
Kosova Times Published April 20, 2023
Share
SHARE

Pse shkon në Kishë, kur t’i nuk beson në Zot?
Zoti, nuk voton, por kardinalët po,- u përgjigj politikani i njohur italian Andreoti.

Kjo përgjigje ndoshta vlen për pyetjen: çfarë kërkojnë politikanët dhe qeveritarët në iftaret e besimtarëve myslimanë?

Edhe muaji i shenjtë i Ramazanit, një nga pesë shtyllat e besimit islam nuk i shpëtoi spektaklit (të shëmtuar) politik. Këtë vit shfaqja u rëndua për shkak se përkoi me fushatën zgjedhore.
Gjatë këtij muaji të shenjtë, asnjë thërrime bukë dhe asnjë pikë uji nuk kalon në gojën e agjëruesit nga lindja e diellit deri në perëndimin e tij. Është vendim individual. Askush nuk të mbikqyr. Nuk është e lehtë të heqësh dorë nga ushqimi dhe pijet për një muaj të plotë, por ata që besojnë e bëjnë me lehtësi këtë akt devotshmërie dhe sakrifice për t’u afruar më shumë me Zotin. E bëjnë për të festuar dhe kujtuar shpalljen e Kuranit si një dhuratë ndaj njerëzimit.

Privimi nga ushqimi/pijet është një kujtesë për shoqërinë e sotme të konsumit se po konsumojmë më shumë se ç’duhet, është një kujtesë për ata që kanë se çfarë do të thotë të jesh i uritur/etur, është rast për të shprehur mirënjohjen për atë që ke, është një muaj që më shumë se për trupin besimtari kujdeset për “ushqimin” e shpirtit. Agjërimi ndërpritet në mbrëmje me iftarin. Iftari është një ngjarje festive kur ndahet me miq dhe familjarë. Pyetja është çfarë i bën bashkë në një tavolinë njerëzit që besojnë në Zot me ata që për Zot njohin vetëm pushtetin/paranë?

Çfarë kuptimi ka një iftar kur politikania/ministria shkruan në facebook: “Këtë herë në iftarin e shtruar në respekt të besimtarëve të ZAZ 3, 4, 5,”? Të paktën ky është një deklarim i sinqertë, por më kulmi i hipokrizisë është kur dëgjon fjalime të bukura nga ata që urinë e provojnë vetëm kur është fjala për pushtet?! Dhe në këto raste të kujtohet proverbi: gjuha është për të fshehur mendimet!

 

 

Pse nuk lënë rast politikanët për të shkuar në xhami/teqe/kishë? Përgjigjen e jep historia e ri nisë së një intelektuali par excellence:
“Babai im me pyeti një ditë, kur isha mjaft i ri: A e di ti përse shkojnë njerëzit në kishë? Unë iu përgjigja: për të bërë sherbesat fetare.
– Jo, me tha babai, ata shkojnë për me pa dhe me u pa!”

Nuk ka qenë vetëm kjo hipokrizi arsyeja që 7 vite më parë Kisha Katolike ia mbylli derën politikanëve, pushtetarëve dhe ambasadorëve për Krishtlindje. “Krishtlindja është sigurisht festa e të gjithëve, por veçanërisht e të varfërve dhe e atyre që janë në skajet e shoqërisë tonë”.

Është koha që komuniteti mysliman, si komuniteti më i madh fetar në Shqipëri, të japë shembullin e tij, duke i mbyllur derën politikanëve/pushtetarëve në rastin e festave fetare. Le të jetë feja dhe politika si uji me vajin, të qëndrojnë bashkë, por pa u përzier me njëri tjetrin! Lë të marrë Çezari atë që i përket Çezarit dhe Zoti gjërat që i takojnë atij…
Nëse liderët e komuniteteve fetare bëhen urë që politikani të mbërrijë te votuesi i varfër, atëherë ata bëhen shkesë të një martesë toksike. Është koha për divorc/distancim sepse përndryshe produkti i kësaj “dashurie” do të jetë një koktejl i hipokrizisë dhe luftës për pushtet.

You Might Also Like

“Reforma me urdhër-kur pushteti bëhet pronë personale”!

Ninullat e nënave që po rrezikojmë ti kthejmë nga bekimi në mallkim

Analizë: Pse Aliyevi i Azerbajxhanit po e kritikon tani Moskën

PD-ja, një aktrim i vjetër që s’mahnit më askënd

Çelësi i kuvendit në dorë të Dimal Bashës

Kosova Times April 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gjenerallejtënant Jashari prezanton arritjet e FSK-së në Pentagon

Kosova Times Kosova Times June 18, 2025
Kaiserschmarrn është një ëmbëlsirë tradicionale austriake e ngjashme me petullat, por me përgatitje më të thjeshtë
Ambasada franceze: Hajdari është shquar me guximin për të luftuar krimin
KFOR: 15 ushtarë italianë të plagosur kthehen në shtëpi
Sveçla për djalin e Vuçiqit: Atij i është marrë bluza, presidenti serb qenka gënjeshtar kronik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?