By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
A ishte manipuluar fitorja e Miss Universe? Anëtarja e jurisë vë në dyshim votimin: Kjo është fituesja ime
November 22, 2025
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin mbi Zelenskyn: Ai duhet të pranojë marrëveshjen e ofruar të paqes ose të përballet me një fat më të vështirë
November 22, 2025
Nënshkruhet marrëveshje mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe Shqipërisë
November 22, 2025
Paraburgim për B.K që iu kapën 120 kilogramë drogë në autobus
November 22, 2025
Kavadar, policia arrestoi këngëtarin serb dhe mbylli lokalin e stërmbushur
November 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Myftiu i Shkupit: Toleranca, një nga shtyllat e islamit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Myftiu i Shkupit: Toleranca, një nga shtyllat e islamit
Rajon / Botë

Myftiu i Shkupit: Toleranca, një nga shtyllat e islamit

Kosova Times
Last updated: 2023/04/22 at 10:00 AM
Kosova Times Published April 21, 2023
Share
SHARE

Toleranca ndaj dallimeve fetare, etnike dhe atyre kulturore e racore dhe gjinore, mbetet një nga shtyllat kryesore të besimit islam, thotë për Radion Evropa e Lirë, myftiu i Shkupit, Qenan Ismaili.

Ai thekson se respektimi i mendimit ndryshe mbetet një nga parimet themelore të islamit si fe.

“Ata që thirren në emër të fesë, thirren në emër të islamit, kudo që jetojnë, ata për bazë duhet të kenë fjalët e Zotit dhe jo fjalët e njerëzve”.

“Nëse thirremi në fjalët e Zotit, ajetet kuranore, atëherë ne kemi obligim të njihemi mes vete, të respektohemi – e në veçanti në shoqëritë multietnike, multikonfesionale siç është Maqedonia e Veriut – që ne të bisedojmë, po pse jo edhe të debatojmë me njëri-tjetrin me urtësi, me çka do t’i nxjerrim në pah dhe ndajmë së bashku vlerat e përbashkëta që i kemi”, thotë Ismaili.

Sipas tij, fokusi duhet të vendoset te gjërat që i bashkojnë dhe assesi te gjërat që i ndajnë njerëzit.

Ndërkaq, përzgjedhja e fesë thotë se është çështje personale e gjithsecilit.

“Unë do ta respektoj mendimin tënd dhe ti do ta respektosh mendimin tim”, thotë myftiu Ismaili, duke ua uruar festën e Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë.

Maqedonia e Veriut në fund të listës së vendeve evropiane për tolerancë ndaj refugjatëve

Ndryshe, Studimi Shoqëror Evropian që për herë të parë realizohet edhe në Maqedoninë e Veriut nga Instituti për Hulumtime Sociologjike dhe Politiko – Juridike në kuadër të Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi”, ka nxjerrë në pah se Maqedonia e Veriut është një nga vendet më pak tolerante ndaj kulturave të tjera, përkatësisht të huajve.

“Në pyetjen që ka të bëjë me tolerancën, gjegjësisht mosdiskriminimin, përkatësisht sa qytetarët e Maqedonisë së Veriut do ta kishin përshkruar veten si pjesë e diskriminuar e këtij vendi, Maqedonia e Veriut rangohet kah mesi, do të thotë këtu shihet një sensibilizim apo relaksim i marrëdhënieve ndëretnike në mes qytetarëve të vendit”.

“Por, sa i përket respektimit të dallimeve ndaj të tjerëve, në këtë rast ndaj migrantëve – kemi pasur gjashtë pyetje, nëse do t’i pranonin dallimet e migrantëve që i përkasin një race më ndryshe – rezultatet nxorën në pah se Maqedonia e Veriut është një nga shtetet në rajon dhe Evropë me qëndrime ksenofobe ndaj refugjatëve”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Driton Maliqi, profesor universitar pjesë e këtij hulumtimi.

Si shkaqe që kanë çuar Maqedoninë e Veriut në fund të listës së vendeve evropiane më pak tolerante, përmend ksenofobinë dhe qasjen konservative.

“Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë ksenofobi ndaj të huajve, në rastin konkret ndaj refugjatëve. Duke pasur parasysh se vendi cilësohet si vend post-komunist, me një ekonomi në zhvillim e sipër – si pikë e parë është ndjenja e kërcënimit kulturor, që në vete ngërthen barrierat kulturore. Pastaj është kërcënimi real, pasi qytetarët e vendit mendojnë se vendet e tyre të punës mund të zëvendësohen nga refugjatët. Këtu kemi dhe narracionin ndaj refugjatëve që i portretizon si të rrezikshëm”, thotë Maliqi.

Ai nënvizon se Maqedonia e Veriut si shtet mbetet në grupin e njëjtë me vendet që kanë politika kundër migrantëve siç është Çekia, Hungaria, Sllovakia, Rumania, Bullgaria dhe Greqia.

Para Maqedonisë së Veriut si shtete më tolerante ndaj të huajve radhiten Serbia dhe Mali i Zi, ndërsa Shqipëria dhe Kosova nuk ishin pjesë e këtij hulumtimi.

You Might Also Like

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin mbi Zelenskyn: Ai duhet të pranojë marrëveshjen e ofruar të paqes ose të përballet me një fat më të vështirë

Kavadar, policia arrestoi këngëtarin serb dhe mbylli lokalin e stërmbushur

Udhëheqësi i tifozëve të Partizanit vritet në Beogradin e Ri

WaPo: Nënshkrimi i një marrëveshjeje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës mund të zgjasë një vit

Ukraina dhe SHBA-të do të zhvillojnë bisedime të nivelit të lartë në Zvicër mbi planin e paqes

Kosova Times April 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

OBSH-ja kërkon të lejohet hyrja e kamionëve me ndihma mjekësore në Gazë

Kosova Times Kosova Times May 26, 2025
METEO – Japonia thyen rekordin e nxehtësisë që nga 1898-a
Ministria e Jashtme ruse u bëri thirrje qytetarëve që të përgatiten për jetën nën sanksione për dekada
Guardiola: Duhet mposhtur Spartën për ta lehtësuar punën
Ukraina sulmoi anijen zbarkuese ruse “Caesar Kunikov”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?