By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 19 dhjetor
December 19, 2025
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ukraina thotë se ka zmbrapsur dhjetëra sulme ruse
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ukraina thotë se ka zmbrapsur dhjetëra sulme ruse
Rajon / Botë

Ukraina thotë se ka zmbrapsur dhjetëra sulme ruse

Kosova Times
Last updated: 2023/04/22 at 1:16 PM
Kosova Times Published April 22, 2023
Share
SHARE

Ukraina tha se ushtria e saj ka zmbrapsur dhjetëra sulme ruse gjatë ditës së kaluar, teksa aleatët perëndimorë të Kievit diskutuan për të fortifikuar aftësitë e tij të mbrojtjes ajrore, para nisjes së kundërofensivës ukrainase, të planifikuar për në pranverë.

Ushtria ukrainase tha se ka “zmbrapsur 53 sulme ruse në Bahmut, Avdijivka, Marijinka dhe Shahtar”, që gjenden në lindje të shtetit, tha Shtabi i Përgjithshëm më 22 prill.

Ushtria ruse ka kryer 30 sulme ajrore dhe tri me raketa, dhe ka kryer 50 sulme me raketahedhës në 24 orët e fundit, tha ushtria ukrainase.

Ky njoftim i ushtrisë ukrainase vjen pasi dhjetëra shtete që e mbështesin Kievin në luftën kundër forcave pushtuese ruse u mblodhën në Gjermani më 21 prill për të diskutuar për ndihmën e mëtejme ushtarake për Ukrainën.

Shefi i ushtrisë amerikane gjenerali, Mark Milley, tha se tani “detyra kryesore ushtarake” është sistemi i mbrojtjes ajrore i Ukrainës, duke shtuar se qëllimi është që ky sistem të bëhet më i fortë.

Ai tha se mbrojtja ajrore ishte tema kryesore e takimit të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, që u mbajt në bazën ajrore Ramshtajn në Gjermani.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se aleatët e Kievit besojnë se Ukraina ka nevojë urgjente për aftësi të mbrojtjes ajrore.

Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës përbëhet nga përfaqësuesit e rreth 50 shteteve që ofrojnë mbështetje ushtarake për Ukrainën.

Ministria e Jashtme ruse reagoi për takimin në Gjermani duke paralajmëruar për një garë “të pakontrolluar” armësh. Ministria shtoi se Moska duhet të rrisë aftësitë e saj të raketave taktike.

Austin konfirmoi se ShBA-ja planifikon të dërgojë në Gjermani në javët në vijim tanke Abrams, duke shtuar se ushtarët ukrainas do të trajnohen se si do t’i përdorin ato.

You Might Also Like

Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në

SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi

Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 30-vjeçar nga Tepelena

Mbetjet e një aeroplani francez pasagjerësh të vitit 1968 gjenden në det pranë Nicës

Kosova Times April 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ushtarët letonezë patrullojnë në Zubin Potok

Kosova Times Kosova Times January 30, 2025
SHBA, Britania e Madhe dhe Australia nënshkruajnë marrëveshje për nëndetëset
Vullnetarët rusë që kundërshtuan luftën, mposhtën kërcënimet dhe ndihmuan ukrainasit të iknin
Në Ukrainë, vdiq komandanti i “Regjimentit të Leningradit” Yevgeny Vashunin
Rusia dyshohej se kishte shkelur sanksionet e OKB-së për blerjen e uniformave ushtarake dimërore nga Koren e Veriut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?