By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
57 rajone të Rusisë po përballen me mungesë benzine
October 11, 2025
Rusët e lanë Vuçiçin në baltë: I premtuan një kontratë afatgjatë gazi, pastaj ndryshuan mendje për ta mbajtur në duart e tyre
October 11, 2025
Lukashenko urdhëron kontroll urgjent të gatishmërisë luftarake të ushtrisë
October 11, 2025
Tregtari ukrainas i kriptovalutave kryen vetëvrasje pas rënies së tregut
October 11, 2025
Egjipti: Zhgënjimi turistik pas shkëlqimit të lashtë
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Protesta e ambientalistëve bllokon trafikun në Berlin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Protesta e ambientalistëve bllokon trafikun në Berlin
Rajon / Botë

Protesta e ambientalistëve bllokon trafikun në Berlin

Kosova Times
Last updated: 2023/04/24 at 2:43 PM
Kosova Times Published April 24, 2023
Share
SHARE

Aktivistë gjermanë, të shqetësuar për ndryshimet klimatike, ndaluan përkohësisht trafikun në disa pjesë të Berlinit të hënën duke i ngjitur trupat e tyre nëpër rrugët e gjithë kryeqytetit.

Anëtarët e grupit “Last Generation” (Gjenerata e Fundit) kanë bllokuar në mënyrë të përsëritur rrugët në të gjithë Gjermaninë vitin e kaluar në një përpjekje për t’i bërë presion qeverisë për të ndërmarrë veprime më drastike kundër ndryshimit të klimës.

Në disa raste, ata kanë ngjitur trupat e tyre në rrugë, duke zemëruar disa shoferë dhe duke nxitur akuza për ekstremizëm nga politikanët konservatorë.

Përveç bllokimeve të rrugëve, aktivistët thanë të hënën se do të bllokojnë gjithashtu trafikun duke marshuar shumë ngadalë nëpër qytet më vonë gjatë ditës, siç bënë edhe të premten.

Në mëngjes, kishte më shumë se 30 bllokada rrugësh në të gjithë qytetin.

Një protestues, pjesëtar i grupit ambientalist "Last Generation" (Gjenerata e Fundit), e ka ngjitur dorën në asfaltin e një rruge në Berlin, për të ndaluar trafikun.
Një protestues, pjesëtar i grupit ambientalist “Last Generation” (Gjenerata e Fundit), e ka ngjitur dorën në asfaltin e një rruge në Berlin, për të ndaluar trafikun.

“Ne nuk do të pranojmë më që qeveria mos të ketë plan për të ndaluar shkatërrimin e mënyrës sonë të jetesës,” tha Last Generation në një deklaratë.

Sipas policisë së Berlinit, deri në 500 oficerë ishin në rrugët e qytetit gjatë gjithë ditës për të parandaluar bllokadat ose për t’i dhënë fund më shpejt.

Një helikopter policie po fluturonte mbi qytet për të lajmëruar kolegët në terren për bllokadat.

Grupi tha javën e kaluar se anëtarët e tij do të shtojnë veprimet e tyre në ditët në vijim dhe do të përpiqen “në mënyrë paqësore të bëjnë bllokimin e qytetit”.

Protestat çuan në bllokime trafiku në shumë nga rrugët kryesore të Berlinit dhe një autostradë të qytetit, si dhe në disa nga lagjet e jashtme të kryeqytetit gjerman.

Përderisa disa njerëz dukej se mbështesnin luftën e protestuesve për ruajtjen e ambientit, të tjerë – veçanërisht shoferë të zemëruar që ishin bllokuar në trafikun e ngjeshur – u përpoqën të tërhiqnin aktivistët nga rrugët me dhunë edhe pse zyrtarët i kanë paralajmëruar vazhdimisht shoferët që të mos angazhohen për të penguar grupin.

Policia gjermane duke u munduar ta shkëpus nga asfalti një protestues kundër ndryshimeve klimatike që e ka ngjitur trupin e tij në rrugë.
Policia gjermane duke u munduar ta shkëpus nga asfalti një protestues kundër ndryshimeve klimatike që e ka ngjitur trupin e tij në rrugë.

Në disa raste, u desh më shumë kohë se në të kaluarën për të shkëputur protestuesit nga rrugët, sepse disa prej tyre përdorën një lloj tjetër ngjitësi këtë herë.

Në vend që të përdornin naftë për të shkëputur duart e protestuesve nga rrugët, oficerëve iu desh të përdornin mjete dhe të dëmtonin asfaltin për të hequr protestuesit.

Ky grup aktivistësh dëshiron që Gjermania të ndalojë përdorimin e të gjitha lëndëve djegëse fosile deri në vitin 2030 dhe të marrë masa afatshkurtra, duke përfshirë vendosjen e një kufiri të përgjithshëm të shpejtësisë prej 100 kilometrash në orë në autostrada si një mënyrë për të ulur emetimet e gazrave të transportit.

Zëdhënësi i qeverisë, Steffen Hebestreit tha të hënën se administrata aktuale gjermane ka bërë më shumë për të frenuar ndryshimet klimatike se çdo paraardhës i saj.

“Ne jemi një demokraci parlamentare. Ka mundësi për të shprehur kritika. Unë kam dyshimet e mia se përçarje të tilla masive të publikut arrijnë qëllimin e synuar,” u tha ai gazetarëve në Berlin”.

 

Dora e protestuesit nga grupi ambientalist "Last Generation" (Gjenerata e Fundit), e ngjitur ende për një pjesë të asfaltit, gjatë një proteste për ndalimin e trafikut në Berlin të Gjermanisë.
Dora e protestuesit nga grupi ambientalist “Last Generation” (Gjenerata e Fundit), e ngjitur ende për një pjesë të asfaltit, gjatë një proteste për ndalimin e trafikut në Berlin të Gjermanisë.

Ministri i Transportit Volker Wissing, i cili ka hedhur poshtë kërkesën për një kufizim të shpejtësisë, ka planifikuar të takohet me aktivistët më 2 maj. Ai e ka kritikuar grupin për bllokimin e rrugëve në të kaluarën.

You Might Also Like

57 rajone të Rusisë po përballen me mungesë benzine

Rusët e lanë Vuçiçin në baltë: I premtuan një kontratë afatgjatë gazi, pastaj ndryshuan mendje për ta mbajtur në duart e tyre

Lukashenko urdhëron kontroll urgjent të gatishmërisë luftarake të ushtrisë

Tregtari ukrainas i kriptovalutave kryen vetëvrasje pas rënies së tregut

Trump dhe Zelenskyy folën në telefon. Sipas Axios, ata diskutuan transferimin e raketave Tomahawk në Ukrainë

Kosova Times April 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Prokurorët rusë kërkojnë paraburgim për gazetaren e REL-it, Alsu Kurmasheva

Kosova Times Kosova Times October 20, 2023
SHBA do t’i dërgojë Ukrainës raketa për gjuajtësit F-16
Pikëllim dhe frikë pas sulmit në Pragë
Nobelistja Nadia Murad viziton QKRMT-në, takon gratë e mbijetuara
FT: Ukraina mund të anëtarësohet në NATO pa territore të humbura
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?