By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Propagandistët rusë përhapin thashetheme për kokainë rreth Macron, duke pretenduar se një faculete në një video nga udhëtimi i udhëheqësve në Kiev është një ‘qese e vogël e bardhë’
May 12, 2025
Gjykata e Londrës shpall fajtorë gjashtë bullgarë për spiunazh për Rusinë
May 12, 2025
ICAO e shpalli Rusinë përgjegjëse për rrëzimin e Boeing-ut në vitin 2014
May 12, 2025
Ultimatumi i BE-së ndaj Rusisë është gati të skadojë. “Heshtje e çuditshme në Moskë”
May 12, 2025
Anglezi vret motoçiklistin me makinë sepse po udhëtonte mbi një rrotë, përplaset dy herë me të
May 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vitia: Rritja e shkallës së imunizimit përmes vaksinimit, mbron popullatën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Vitia: Rritja e shkallës së imunizimit përmes vaksinimit, mbron popullatën
Shëndetësi

Vitia: Rritja e shkallës së imunizimit përmes vaksinimit, mbron popullatën

Kosova Times
Last updated: 2023/04/24 at 3:09 PM
Kosova Times Published April 24, 2023
Share
SHARE

Në Kosovë ka filluar “Java Botërore e Imunizimit”, me moton “Zëre hapin” (“Catch-up”). Në tryezën e mbajtur në Prishtinë ku të pranishëm ishin përfaqësuesit e OBSh, UNICEF, USAID dhe IKShPK-së, u theksuan përpjekjet që po bëhen në mbarë botën për të rikuperuar pasojat që ka shkaktuar pandemia COVID-19 dhe angazhimet për ngritjen e shkallës së vaksinimit me vaksinat e programeve të rregullta të imunizimit.

Ministri Arben Vitia ka thënë se Ministria e Shëndetësisë ka punuar ngushtë me partnerët për fuqizimin e kapaciteteve aktuale të zinxhirit të ftohtë të vaksinimit përmes ngritjes së Depos moderne për ruajtjen e vaksinave, përmirësimin e rrjetit transportues të vaksinave, si dhe zbatimin e vaksinimit plotësues “Catch-up”, me qëllim të mbulueshmërisë sa më të lartë të popullatës së cakut me vaksinim.

“Imunizimi është një nga ndërhyrjet kyçe për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet serioze infektive që rrezikojnë shëndetin, të cilat përmes vaksinimit janë të parandalueshme. Përmes ofrimit falas të vaksinave për popullatën synohet të rritet shkalla e imunizimit, respektivisht arritja e mbulueshmërisë universale të imunizimit”, tha ministri Vitia.

Ai ka theksuar se Plani i Veprimit për Vaksinim 2022-2025 përmban risi sa i përket përfshirjes së vaksinave të reja në programin e rregullt të vaksinimit, me që në këtë plan janë përfshirë Vaksina HPV (Vaksina kundër Human Papilloma Virusit), Rota Vaksina (Vaksina e Rotavirusit) dhe Pneumokok Vaksina (Vaksina kundër Pneumonisë, Meningjitit dhe Sepsës).

“Përfshirja e këtyre vaksinave në programin e rregullt të vaksinimit pritet të rezultojë me ulje të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë nga sëmundjet si: kanceri i qafës së mitrës; infeksionet me Rotavirus te fëmijët dhe sëmundje të ndryshme që shkaktohen nga tipe të ndryshme të pneumokokut”, ka thënë ai.

Në hapje të Javës Botërore të Imunizimit në sheshin ‘Skënderbeu” në Prishtinë u organizua edhe ekspozita “Historiku i vaksinimin në Kosovë”, ku u prezantua një historik i programit të obligueshëm për imunizim që për herë të parë filloi në vitin 1948 me vaksinën kundër tuberkulozit dhe vazhdoi me me vaksinën kundër difterisë (1950), tetanus (1955), pertussis (1959), polio (1961), fruthi (1971) dhe kështu me radhë, përfshirë edhe vaksinimin kundër COVID-19.

Përditësimi i kalendarit të rregullt të vaksinimit është bërë nëpër vite, ndërkohë që aktualisht në Kosovë kalendari i vaksinimit të rregullt përfshinë 10 sëmundje të parandalueshme me vaksina. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Sot Dita e Infermierëve, QKMF: Roli i tyre, i pazëvendësueshëm

Për këto fruta dhe perime përdoret ngjyrues artificial

Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi në fushën e sëmundjeve ngjitëse

AUV del me një sqarim për Ethet Hemorragjike Krime-Kongo

Ky ilaç natyral kundër fryrjes e zgjidh problemin në një kohë të shkurtër dhe është bërë me vetëm tre përbërës

Kosova Times April 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Drejtori i Doganës i Malit të Zi arrestohet për kontrabandë me cigare

Kosova Times Kosova Times October 2, 2022
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ministri Damka: Kosova vazhdon punën për blerjen e dronëve “Bajraktar”
Ambasadori i Austrisë takohet me shefin e EULEX-it
Propozimi i Perëndimit “do ta nxirrte veriun nga kriza”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?