Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka përgëzuar aktoren shqiptare Luana Bajrami pas suksesit të saj në ceremoninë prestigjioze të Academy Awards (Oscar).
Filmi “Two People Exchanging Saliva”, me regji të Alexandre Singh dhe Natalie Musteata, u shpall “Filmi më i mirë i shkurtër”, ndërsa aktorja Luana Bajrami interpreton rolin kryesor në këtë bashkëprodhim Francë–SHBA. Projekti ka marrë gjithashtu vlerësime të shumta në festivale ndërkombëtare.
Ministrja Saranda Bogujevci e ka cilësuar këtë arritje si një moment krenarie për Kosovën dhe ka uruar suksese të mëtejshme për Bajramin dhe për të gjithë ekipin e filmit.

