By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Fshini filmimet”, gazetarja tregon si u kërcënua në tregun agroushqimor në Elbasan: Na drejtuan armët!
June 9, 2025
Klodiana Lala flet për sulmin me armë ndaj familjes së saj, gazetarja: Më kanë kërcënuar sërish me vajzat e mia
June 9, 2025
Spiropali – Kiselova: Bullgaria, mbështetje integrimit të përshpejtuar të Shqipërisë në BE
June 9, 2025
Babai i Muskut mbërrin në Moskë: Nuk mund ta besoja që Moska ishte si Roma
June 9, 2025
Varka me vela me Gretën dhe aktivistët mbërriti në Izrael
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Komunat pa investime kapitale, bizneset pa punë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Komunat pa investime kapitale, bizneset pa punë
Ballina 1Lajme

Komunat pa investime kapitale, bizneset pa punë

Kosova Times
Last updated: 2022/09/25 at 11:08 AM
Kosova Times Published September 25, 2022
Share
SHARE

Mitrovica e Jugut është vetëm njëra nga komunat e Kosovës, që gjatë këtij viti nuk ka nisur asnjë projekt kapital, të financuar nga Qeveria e Kosovës.

Në Ligjin për buxhet të vitit 2022 parashihen dhjetëra projekte kapitale në këtë komunë, përfshirë shenjëzimin në komunikacion, rregullimin dhe riparimin e rrugëve, të shtretërve të lumenjve, pastaj investime në administratë, shëndetësi, arsim e deri te renovimi i stadiumit “Adem Jashari”.

Nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, konfirmon shkurtimisht se në asnjërin prej këtyre projekteve nuk kanë nisur punimet.

Sazan Ibrahimi, nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, thotë se probleme nga mungesa e investimeve kapitale kanë gati të 38 komunat e vendit.

“Në mungesë të investimeve, as jeta e qytetarit nuk mund të përmirësohet. Në zhvillimin ekonomik lokal ndikon edhe qasja në rrugë, kanalizim, ujësjellës etj. Në mungesë të saj, pengohet edhe zhvillimi i kompanive private, të cilat janë promotorë jashtëzakonisht të mëdhenj të punësimit”, thotë Ibrahimi për Radion Evropa e Lirë.

Në komunën e Suharekës, e cila ndodhet rreth 80 kilometra larg Mitrovicës së Jugut, gjendet kompania private “Eurofamis”, e cila merret me ndërtimtari.

Pronari i kësaj kompanie, Ilir Bytyçi, thotë për Radion Evropa e Lirë se, viteve të kaluara, ka qenë i përfshirë në projekte kapitale të financuara nga shteti dhe se ka pasur mbi 120 punëtorë.

Këtë vit thotë se nuk ka pasur oferta për tenderë dhe se numri i punëtorëve i ka rënë në 20.

“Përveç numrit të punëtorëve, edhe puna e biznesit është vështirësuar”, thotë ai.
Buxheti i shtetit të Kosovës këtë vit është mbi 2.7 miliardë euro. Nga kjo shumë, mbi 720 milionë euro janë planifikuar për shpenzime kapitale.

Në Raportin 6-mujor Financiar, të publikuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e Kosovës, thuhet se për projekte kapitale janë shpenzuar vetëm pak mbi 79 milionë euro dhe pranohet se ka normë më të ulët të ekzekutimit.

Sipas raportit, në periudhën e njëjtë të vitit paraprak, për të njëjtin qëllim janë shpenzuar rreth 129 milionë euro, kurse në vitin 2020 rreth 92 milionë euro.

Nga vlerësimet e Institutit GAP, i cili monitoron punën e institucioneve të Kosovës, del se realizimi i investimeve kapitale në gjysmën e parë të vitit 2022 është më i ulëti në dekadën e fundit.

Pse kanë rënë investimet kapitale?

Radio Evropa e Lirë ka pyetur Ministrinë e Financave për arsyen e mosekzekutimit të mjeteve për projekte kapitale, por nuk ka marrë përgjigje.

Në Raportin Financiar thuhet se norma e ulët e ekzekutimit “është kryesisht rezultat i dinamikës së pagesës së faturave të fundvitit fiskal 2021, të cilave u është dhënë prioritet që të paguhen para datës 31 dhjetor, 2021, dhe të mos barten në vitin vijues”.

Bartja e pagesës së faturave të fundvitit në vitin vijues fiskal “zakonisht jep një pasqyrë më të lartë të shpenzimeve kapitale për gjysmën e parë të vitit” – gjë që nuk ka ndodhur këtë vit, thuhet në raport.

Sipas tij, dinamika më e ulët e investimeve është edhe rezultat i ngadalësimit të punëve nga ana e operatorëve ekonomikë, për shkak të rritjes së çmimeve të materialit ndërtimor.

Për kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, arsye e mosrealizimit të projekteve kapitale është, po ashtu, mosfunksionalizimi i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

“Aty ka qenë ajo hallka, ku për sa kohë, nuk ka qenë i kompletuar Bordi i OSHP-së…”, thotë Rafuna.

Organi Shqyrtues i Prokurimit, për më shumë se një vit, nuk ka qenë funksional. Në qershor të këtij viti, Kuvendi i Kosovës ka votuar për përbërjen e re të bordit të tij.

Ky organ, që ndryshe njihet si Gjykata e Tenderëve, është institucioni kryesor që merret me shqyrtimin e tenderëve publikë.

Rafuna thotë se Qeveria duhet të gjejë mënyra për t’i zhbllokuar investimet kapitale, sepse ka rënë qarkullimi financiar i bizneseve.

Sipas tij, dinamika e ulët e realizimit të investimeve rrit shkallën e papunësisë dhe, rrjedhimisht, zvogëlon mirëqenien e qytetarëve.

Si mund të gjendet zgjidhja?

Autoritetet kompetente duhet t’i ndihmojnë bizneset e angazhuara në punë publike që të përballojnë çmimin e lartë të produkteve, thotë Rafuna.

“Këtë praktikë e kemi parë edhe në Shqipëri dhe në vende të tjera, ku Qeveria ka subvencionuar nivelin e çmimit”, thotë ai.

Nga Ministria e Financave e Kosovës kanë thënë në fillim të këtij muaji se kanë hartuar Projektligjin për punë publike, për të përshpejtuar dinamikën e zbatimit të investimeve kapitale në pjesën e dytë të vitit.

Ministri Hekuran Murati ka thënë se të gjitha punët publike do të mbështeten “me kompensim për çmimet e rritura”, por nuk ka sqaruar se në çfarë forme ose me sa për qind.

Në Kosovë, norma e inflacionit ka arritur në 13 për qind në muajin gusht, krahasuar me 0.2 për qind sa ka qenë gushtin e vitit 2021, tregojnë të dhënat e Agjencisë së Statistikave.

Vetëm kostoja e ndërtimit, këtë vit, ka pasur rritje për rreth 20 për qind, krahasuar me vitin e kaluar.

Çmimi i çimentos, që është një nga materialet më të përdorura ndërtimore në Kosovë, është rritur tri herë.

Sipas përfaqësuesve të kompanive për prodhimin e betonit, çmimi i çimentos ka lëvizur nga 82 euro për ton, sa ka qenë në janar të këtij viti, në afër 130 euro.

Rritja e inflacionit gjetkë në botë ka nisur vitin e kaluar, për shkak të çrregullimeve në tregje që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit, por ka vazhduar me ritëm më të shpejtë pasi Rusia ka nisur luftën në Ukrainë, në fund të shkurtit.

You Might Also Like

“Fshini filmimet”, gazetarja tregon si u kërcënua në tregun agroushqimor në Elbasan: Na drejtuan armët!

Klodiana Lala flet për sulmin me armë ndaj familjes së saj, gazetarja: Më kanë kërcënuar sërish me vajzat e mia

Spiropali – Kiselova: Bullgaria, mbështetje integrimit të përshpejtuar të Shqipërisë në BE

Digjet shtëpia në Talinoc të Muhaxherëve, lëndohet një zjarrfikës

Serbia paraburgos një muaj ish-policin kosovar

Kosova Times September 25, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj kujton Tahir e Nebih Mehën: Trimërinë e tyre e pasoi UÇK-ja

Kosova Times Kosova Times May 13, 2024
Zyrtarët e NATO-s në Bruksel për situatën në BiH, Serbi dhe Kosovë
Hulumtimet e PISA kanë treguar se një pjesë e madhe e mësimdhënësve kanë dështuar
Ndërprerja e ndihmave në Hungari i lë rrugëve refugjatët ukrainas
Diaspora shqiptare, pasuri e paçmuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?