Wednesday, April 22, 2026
HomeLajmeKosovëGjykimi për Banjskën: Dy raporte amerikane, pjesë e provave

Gjykimi për Banjskën: Dy raporte amerikane, pjesë e provave

Seancë gjyqësore pati sot për sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë të Zveçanit në shtatorin e 2023-ës.

Aty prokurori Naim Abazi sqaroi provat e bollshme, disa prej të cilave iu vërtetuan edhe nga Amerika, për t’i dënuar tre të akuzuarit.

Dy raportet që i mori nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për krejt të dhënat nga Google e META, Abazi tha se vërtetuan që njëri nga të akuzuarit Dushan Maksimoviqi i hapi llogaritë e rrjeteve sociale në Serbi, e bleu edhe numrin atje, pati edhe kontaktet e të dyshuarve të tjerë si dhe i mori dhe ruajti në telefon fotografi me armë.

Për sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit 2023 në bankën e të akuzuarve përpos Dushan Maksimoviqit janë edhe Vladimir Toliqi dhe Blagoje Spasojeviqi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram