Saturday, June 13, 2026
HomeLajmeBotëMomenti kur Netanyahu urdhëron vrasjen e zyrtarëve iranianë

Momenti kur Netanyahu urdhëron vrasjen e zyrtarëve iranianë

Një foto e postuar në rrjetet sociale nga zyra e kryeministrit izraelit dyshohet se kap momentin kur Benjamin Netanyahu jep urdhrin për vrasjen e zyrtarëve të lartë iranianë. 

“Kryeministri Benjamin Netanyahu urdhëron vrasjen e zyrtarëve të lartë të regjimit iranian”, thuhet në mbishkrimin e fotos që u publikua.

Më parë, Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, njoftoi vdekjen e kreut të Këshillit të Sigurisë së Iranit, Ali Larijani . Irani nuk ka bërë asnjë deklaratë deri më tani.

Në të njëjtën kohë, siç njoftuan forcat izraelite të sigurisë, u vra edhe Gholamreza Soleimani , udhëheqësi i organizatës paramilitare Basij, e cila vepron nën “ombrellën” e Gardës Revolucionare. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram