Monday, June 22, 2026
HomeLajmeKosovëKonjufca pret Kraevskin, temë edhe siguria dhe politika e jashtme

Konjufca pret Kraevskin, temë edhe siguria dhe politika e jashtme

Gjatë këtij takimi, ambasadori Kraevski e ka uruar Konjufcën për mandatin e ri, ndërsa të dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Në fokus të bisedës ishte vlerësimi i marrëdhënieve shumë të mira mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Bullgarisë, si dhe nevoja për thellimin e tyre në fusha të ndryshme, njofton zyra për informim e MPJD-së.

Në veçanti, u theksua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe politikës së jashtme, duke e konsideruar këtë si element kyç për stabilitetin dhe zhvillimin rajonal.

Bëhet e ditur se me këtë rast, ambasadori bullgar i ka bërë edhe një ftesë zyrtare Konjufcës për të marrë pjesë në takimin e ardhshëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që do të mbahet në Sofje në qershor të vitit 2026.

Nga ana e saj, Kosov ka rikonfirmuar përkushtimin për të thelluar më tej partneritetin me Republikën e Bullgarisë dhe për të zgjeruar bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FMFAKosovo%2Fposts%2Fpfbid02VN7NoDAz98tYys9BHaAt8A6MHZuuFhZJuhK6mcTYz5Rq6djCRDpUotnqh5JtYpuDl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram