Presidentja e Kosovës e cila ka marrë pjesë sot në takimin e parë të Bordit të Paqes pranë shumë liderëve botëror në krye me presidentin amerikan, Donald Trump, tha se Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane.
E para e shtetit ka bashkuar fotografi nga ky takim inaugurues i Bordit të Paqes.
“Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane! Faleminderit, President Trump!”, ka shkruar Osmani.
Presidentja e Kosovës ka marrë falënderime qysh në nisje të takimit, nga presidenti amerikan.
Derisa po prezantonte liderët botëror, kur radha i erdhi Osmanit, Trump e falënderoi atë.
“Faleminderit shumë, punë të mirë jeni duke bërë edhe ju”, i tha Trump, Osmanit.
Nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Kosova sot zuri vend disa herë gjatë fjalimit të tij, derisa në në moment tha se nëse diçka nuk shkon mirë në raportet mes Kosovës dhe Serbisë vetëm mund ta thirrin atë dhe gjithçka do të zgjidhet.
Gjithashtu, në këtë takim u bë e ditur se Kosova e Shqipëria do të kontribuojnë në Gazë me forca paqeruajtëse.

