Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se u ka caktuar nga një muaj paraburgim prindërve në Lipjan për keqtrajtimin e fëmijës së tyre 5-vjeçar.
Sipas njoftimit nga kjo Gjykatë, A.K. dhe V.P. dyshohet të kenë kryer veprat “Shkelje e detyrimeve familjare” dhe “Lëndim i rëndë trupor”.
“Gjyqtarja e procedurës paraprake pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës gjeti se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit është e bazuar, andaj aprovoj kërkesën e PTHP-së, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve A.K. dhe V.P, ashtu që të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secalin”, thuhet në njoftim.
5-vjeçari është dërguar dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës me plagë të rënda në të dy shputat e këmbëve.

