Shtetet arabe kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke dënuar sulmet e fundit të Iranit, pas një takimi të ministrave të jashtëm në Riad.Në takim morën pjesë përfaqësues të Bahreinit, Kuvajtit, Libanit, Katarit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe vendeve të tjera të rajonit.
Dënuan “sulmet e qëllimshme” të Iranit
Në deklaratën e përbashkët thuhet se shtetet arabe dënojnë fuqimisht “sulmet e qëllimshme” të Iranit, të cilat, sipas tyre, kanë synuar zonat e banimit, infrastrukturën civile dhe objektet diplomatike. Veprime të tilla, theksuan ata, nuk mund të justifikohen me asnjë pretekst.
Shtetet nënshkruese theksojnë gjithashtu të drejtën e tyre për vetëmbrojtje në përputhje me Nenin 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara.
Në deklaratë, Iranit i bëhet thirrje që të ndalojë menjëherë sulmet, të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe parimet e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si dhe të përmbahet nga masat ose kërcënimet që synojnë mbylljen e Ngushticës së Hormuzit.
Në të njëjtën kohë, shtetet arabe dënuan gjithashtu, siç deklarojnë ato, agresionin e Izraelit kundër Libanit dhe politikën e tij, siç e quajnë ata, ekspansioniste në rajon.

