Thursday, May 7, 2026
HomeLajmeKosovëMbetet e bllokuar nga bora rruga Pejë-Kullë-Rozhajë

Mbetet e bllokuar nga bora rruga Pejë-Kullë-Rozhajë

08:57 / 19.03.2026

Mbetet e bllokuar nga bora rruga Pejë-Kullë-Rozhajë

Sh.Çoçaj/RTKlive

Rruga Pejë–Kullë–Rozhajë vazhdon të mbetet e mbyllur për qarkullim, ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK).

Sipas njoftimit zyrtar, ky aks rrugor është ende i pakalueshëm për të gjitha llojet e automjeteve në të dy drejtimet. Autoritetet bëjnë të ditur se çdo ndryshim i situatës do të komunikohet me kohë.

Mbyllja e rrugës erdhi si pasojë e reshjeve të dendura të borës, të cilat kanë përfshirë zonën që nga dita e djeshme, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin dhe duke krijuar kushte të rrezikshme për udhëtarët.

Gjatë ditës së djeshme, në këtë segment mbetën të bllokuar disa persona, përfshirë edhe një familje pesëanëtarëshe. Për ndërhyrje u angazhua Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor, i cili realizoi operacionin e evakuimit në kushte të vështira atmosferike.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin këtë rrugë deri në një njoftim të radhës dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare për sigurinë në komunikacion.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram