Ambasada e SHBA-së në Kosovë, ka shpërndarë mesazhin e urimit të presidentit Donald Trump dhe Zonjës së parë për besimtarët të cilët festojnë sot Fitër Bajramin.
Në mesazhin e shpërndarë në rrjetin social Facebook, ambasada ka përcjellë urimet më të ngrohta për një Fitër Bajram të bekuar.
“Zonja e Parë dhe unë dërgojmë urimet tona më të mira për çdo amerikan që feston Fitër Bajramin”, thuhet në mesazhin e presidentit Donald Trump.
Shtëpia e Bardhë thekson gjithashtu se kjo festë shërben si një kujtesë për parimin themelor amerikan të lirisë fetare, për të cilin administrata angazhohet çdo ditë.
Në përfundim, janë shprehur urimet më të përzemërta për një Bajram të bekuar për të gjithë besimtarët që festojnë këtë ditë.

