Wednesday, May 6, 2026
HomeEkonomiGashi: Ulja e akcizës për naftën urgjente, qytetarët po goditen nga rritja...

Gashi: Ulja e akcizës për naftën urgjente, qytetarët po goditen nga rritja e çmimeve

Asamblisti i LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Bekim Gashi, ka reaguar ndaj rritjes së vazhdueshme të çmimeve duke kërkuar veprime të menjëhershme nga Qeveria e Kosovës.

Në një deklarim publik, Gashi theksoi se qytetarët po përballen çdo ditë me kosto më të larta jetese, ndërsa mungesa e reagimit institucional po e rëndon edhe më shumë situatën ekonomike.

“Qeveria duhet të veprojë tani: ulja e akcizës për naftën për një periudhë 6–9 mujore është minimumi që duhet bërë”, u shpreh ai.

Sipas tij, arsyetimet nuk janë më të pranueshme në një kohë kur qytetarët po ndiejnë drejtpërdrejt pasojat e rritjes së çmimeve duke kërkuar vendime konkrete në funksion të lehtësimit të barrës ekonomike.

Gashi shtoi se masat e tilla do të ndikonin në stabilizimin e çmimeve dhe në përmirësimin e përditshmërisë së qytetarëve duke theksuar se koha për veprim është tani.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram