Wednesday, May 27, 2026
HomeLajmeKosovëGoditet për vdekje këmbësori 81-vjeçar në Prizren

Goditet për vdekje këmbësori 81-vjeçar në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:30 në magjistralen Prizren–Gjakovë, në Piranë të Prizrenit, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi është goditur nga një veturë.

“Si pasojë e lëndimeve të rënda trupore, këmbësori D.H., mashkull rreth 81-vjeçar, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, gjë e cila është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent”, ka thënë Bytyqi.

Ai ka bërë të ditur se Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili është ndaluar për procedura të mëtejme.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Policia është duke vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, ka theksuar ai.

Policia po vazhdon hetimet për rastin.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram