By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik
June 28, 2025
Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025
June 28, 2025
Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë
June 28, 2025
Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”
June 28, 2025
Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Drejtori i Doganës i Malit të Zi arrestohet për kontrabandë me cigare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Drejtori i Doganës i Malit të Zi arrestohet për kontrabandë me cigare
Rajon / Botë

Drejtori i Doganës i Malit të Zi arrestohet për kontrabandë me cigare

Kosova Times
Last updated: 2022/10/02 at 11:01 AM
Kosova Times Published October 2, 2022
Share
SHARE

Drejtori i Administratës së të Ardhurave dhe Doganës në Mal të Zi, Rade Millosheviq, është arrestuar më 1 tetor me urdhrin e Zyrës së Prokurorit të Posaçëm të Shtetit. Ai dyshohet se ka marrë pjesë në organizimin e një zinxhiri, që ka kontrabanduar një pjesë të cigareve që u konfiskuan këtë verë në Zonën e Lirë Doganore në Portin e Barit.

Në këtë port, sipas të dhënave britanike, mbi 2 miliardë tonë cigare kontrabandohen çdo vit. Këtë verë, autoritetet kanë kryer tri aksione të konfiskimit. Më 12 qershor u konfiskuan cigare në vlerë prej 3.5 milionë eurosh, më 14 qershor u konfiskuan 1.2 milionë euro cigare dhe në mesin e majit u konfiskua duhan në vlerë prej dhjetëra miliona eurosh, kishte thënë atëbotë kryeministri Dritan Abazoviq.

Përveç Millosheviqit, edhe disa persona të tjerë u arrestuan në Nikshiq dhe Podgoricë në operacionin e Departamentit të Policisë Speciale, që u krye me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Posaçëm të Shtetit dhe të Agjencisë për Siguri Kombëtare. Të arrestuarit dyshohen se kanë marrë pjesë në kontrabandimin e duhanit të konfiskuar, që dyshohej se ishte djegur në disa furra në dy fabrika në Mal të Zi.

Zyra e Prokurorisë së Posaçme beson se një pjesë e pakove të cigareve që nuk u dogjën, ashtu siç ishin raportuar në dokumentet e Administratës së të Ardhurave dhe Doganës, ka përfunduar në zinxhirin e kontrabandës.

Në ngjarjen ku u dogjën cigaret, që u zhvillua më 30 shtator, kishte marrë pjesë edhe kryeministri Abazoviq dhe Millosheviq, i cili kishte deklaruar se shkatërrimi i cigareve i kryer nga Administrata e të Ardhurave dhe Doganës, paraqet një goditje të madhe për grupet kriminale të përfshira në kontranandimin e cigareve.

Ky nuk ishte aksioni i vetëm për shkatërrimin e cigareve.

Në mesin e vitit, po e njëjta administratë kishte organizuar shkatërrimin e cigareve në fabrikën në Javorak.

Një orë para se të njoftohej arrestimi i Millosheviqit, kryeministri Abazoviq dhe ministri i Brendshëm, Filip Anzhiq, mirëpritën aksionin e Zyrës së Prokurorisë së Posaçme në parandalimin e kontrabandimit të cigareve.

Millosheviq është zyrtar i lartë i Lëvizjes Qytetare URA të Dritan Abazoviqit, i cili është kryeministër teknik i Malit të Zi.

You Might Also Like

Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”

Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare

Trump thotë se Serbia donte të fillonte një luftë në Kosovë, shpjegon si i ndaloi ata

Trump paralajmeroi armëpushim në Gaza në shtatë ditët e ardhshme: Shoh turma njerëzish që nuk kanë ushqim

Raketë e lëshuar nga Jemeni drejt Izraelit

Kosova Times October 2, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Arrestohet djali i cili rrahu babanë në Suharekë

Kosova Times Kosova Times October 30, 2024
Lushtaku: Derisa nuk reflekton shumica, ne kemi qëndrimet e njëjta
Ministri Osmani në takim me presidenten dhe kryeministrin e Kosoves
Për herë të parë në Beograd shënohet pavarësia e Kosovës
Disa vende të Ballkanit Perëndimor përballen me ndërprerje të rrymës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?