Dy persona vdiqen dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi një aeroplan pasagjerësh i Air Canada Express dhe një
kamion zjarrfikës u përplasën gjatë uljes në aeroportin LaGuardia të Nju Jorkut të dielën në mbrëmje .Një kamera e aeroportit regjistroi momentin kur avioni u përplas me automjetin me shpejtësi të lartë, duke vrarë dy pilotët e avionit.
Aeroplani vazhdon të lëvizë në pistë edhe pas përplasjes me kamionin e zjarrfikësve, i cili u shkatërrua plotësisht.
Sipas regjistrimeve audio të kontrollit të trafikut ajror, kamionit të zjarrfikësve iu dha leja për të kaluar pistën 4, ku ndodhi përplasja. Kamioni i zjarrfikësve po i përgjigjej një avioni të United Airlines që kishte “raportuar një problem me erën”.
Disa minuta më vonë, sipas regjistrimit audio, dëgjohet një kontrollor që thotë: “Ndalo, ndalo, ndalo, automjeti 1 ndalo, automjeti 1 ndalo”.

